• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndalimi i ish-deputetit, avokati i Ndocajt jep detajet: Ja e vërteta

droni by droni
11 October, 2017
in Kronika, Kryesore
0
Deputeti Ndocaj i shkruan Donald Lu: Pushteti është i lidhur me mafien
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i ish-deputetit Ndocaj, ka dhënë sot detaje të tjera rreth të vërtetës së shoqërimit të klientit të tij në portin e Durrësit, pas kallëzimit të bërë nga një shtetas italian, i cili ka pretenduar se ai e kishte mashtruar.
Në një prononcim për “News 24” avokati Jordan Daci ka theksuar se ish-deputeti Ndocaj nuk ka asnjë akuzë nga prokuroria dhe asgjë lidhur me ndalimin, apo edhe mashtrimin ndaj shtetasit italian nuk është e vërtetë.
“Policia e Lezhës e shpalli në kërkim pas një denoncimi të një shtetasi italian dhe në bazë të kësaj kërkesë, pa bërë asnjë verifikim, duke qenë se Ndocaj është ish deputet dhe lehtësisht i gjetshëm, u shoqërua për verifikim në portin e Durrësit. Nuk ka asnjë akuzë nga prokuroria, Ndocaj nuk ka asnjë lidhje me sa po thuhet lidhur me mashtrimin. Në shkurt të vitit të kaluar, shtetasi italian pasi kishte dhënë automjetin për një shtetas tjetër që kishte lidhje me Ndocajn, makinës iu bë leja e qarkullimit dhe gjithçka tjetër e dokumentuar dhe sipas ligjit, shkoi e bëri denoncim sikur makina është vjedhur, mbi këtë bazë policia Kukës mori kallëzimin. Arsyet pse e bëri kallëzimin vetëm ai mund t’i dijë. Ndocaj nuk është thirrur, dhe nuk ka reaguar interes se nuk ishte përfshirë. Të shtunën e kaluar ky shtetas ka bërë kallëzim në Lezhë, dhe policia pa bërë asnjë verifikim e shpalli në kërkim policor”, tha avokati.

Reagimi i avokatit pas shoqërimit
Avokati i Eduart Ndocaj ka reaguar lidhur me ndalimin e ish-deputetit nga policia kufitare në Durrës. Me anë të një deklarate për media ai bën të ditur se Ndocaj është ndalur në Durrës pasi denoncimiit të bërë nga “shtetasi Italian të quajtur ….që ka disponuar me kontratë ligjore një automjet… i cili më vonë e ka denoncuar si të vjedhur për qëllime që vetëm ai mund t’i dijë…”.
Ndërsa më tej në deklaratë thihet se “po për të njëjtin fakt juridik që nuk ekziston, ky shtetas ka bërë kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, më 07.10.2010 dhe kjo e fundit, pa bërë asnjë verifikim dhe asnjë përpjekje për të kontaktuar me z. Ndocaj, ndonëse ky i fundit është ndër personat më publik në Shqipëri”.

DEKLARTË PËR SHTYP

E MBROJTËSIT TË Z. EDUART NDOCAJ

Të nderuar përfaqësues të media,
Duke marrë shkak nga publikimi i disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse të publikuar në mediat elektronike, në cilësinë e mbrojtësit të z. Eduart Ndocaj dëshirojmë t’ju bëjmë me dije si vijon:
Eduart Ndocaj është një qytetar i lirë dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë për ndonjë vepër penale nga organet e hetimit dhe organet gjyqësore të Republikës së Shqipërisë. Aktualisht ai po udhëton drejt familjes së tij në Itali.
Është i pavërtetë lajmi i arrestimit apo i ndalimit të tij. Mbrëmjen e djeshme ai i është nënshtruar një verifikimi policor sikurse mund t’i nënshtrohet çdo qytetar tjetër i lirë dhe në asnjë rast atij nuk i është hequr liria si person i ndaluar ose arrestuar. Ngjarja ka marr shkas nga denoncimi i një shtetasi Italian të quajtur ….që ka disponuar me kontratë ligjore një automjet… i cili më vonë e ka denoncuar si të vjedhur për qëllime që vetëm ai mund t’i dijë… Pas denoncimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, pasi është njohur me provat shkresore ia ka lënë automjetin nën ruajtje z. Ndocaj. Më tej, po për të njëjtin fakt juridik që nuk ekziston, ky shtetas ka bërë kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, më 07.10.2010 dhe kjo e fundit, pa bërë asnjë verifikim dhe asnjë përpjekje për të kontaktuar me z. Ndocaj, ndonëse ky i fundit është ndër personat më publik në Shqipëri, e ka shpallur në kërkim policor. Shuma e pretenduar nga ky shtetas në fakt është shuma e vlerës së automjetit sipas kontratës ligjore që është vënë në dispozicion të organeve të hetimit… Për këtë ngjarje s’mund të japim më shumë informacion për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor…
Në cilësinë e mbrojtësit, ju bëjmë me dije që veprimet e Policisë së Shtetit kanë qenë krejtësisht jo profesionale dhe të pajustifikuara pasi policia kishte mundësinë që nëpërmjet sistemeve në përdorim të saj, të verifikonte fatin e hetimit të filluar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, si dhe të kontaktonte drejtpërdrejtë me z. Ndocaj. Ky i fundit ndryshe ngase ka pretenduar Policia e Shtetit, ka qenë në ditën e premte, datë 06.10.2017 në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku si ish deputet ka shkuar për të përfunduar dorëzimet e rastit. Pra shpallja në kërkim ishte e padrejtë dhe e pa bazuar në prova, fakte dhe në ligj. Megjithatë, sqarojmë që e njëjta polici, e cila ka gabuar në shpalljen në kërkim policor të tij pa bërë asnjë verifikim të nevojshëm, pasi u njoh me provat shkresore dhe thëniet e z. Ndocaj, nuk kreu asnjë veprim të mëtejshëm duke mos cenuar lirinë e tij.
Lidhur me publikimet në media, ju bëjmë thirrje gjithë organeve të nderuara të medias, të mos publikojnë lajme të pavërteta dhe me qëllime dashakeqëse ndaj z. Ndocaj. Gjithashtu, u bëjmë thirrje mediave që kanë publikuar të heqin lajmin menjëherë dhe të mos dezinformojnë publikun për gjëra që nuk ekzistojnë. Ndërkohë, u bëjmë thirrje organeve të hetimit të fillojnë një hetim për veprën penale të “Zbulimit të akteve dhe të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal në lidhje me nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, pasi informacionet e publikuara (duke përfshirë pasaportën) e z. Ndocaj janë nxjerrë nga aktet e hetimit dhe më pas janë manipuluar për qëllime të dëmtimit të imazhit të z. Ndocaj.
Mbetemi në dispozicionin tuaj për çdo sqarim që nuk cenon sekretin hetimor.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Mbrojtësi i z. Ndocaj
Av. Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI

Previous Post

Itali, shqiptari arrestohet me 14 kg cigare kontrabandë

Next Post

DETAJE/ Policia konfirmon vjedhjen e banesës së nënës së ministrit, flet pronarja: Ja sa lekë më vodhën nga kursimi i pensionit

droni

droni

Next Post
DENONCIMI/ “Gjiknuri vetë nuk paguan faturat e dritave, mund të ishte në burg”

DETAJE/ Policia konfirmon vjedhjen e banesës së nënës së ministrit, flet pronarja: Ja sa lekë më vodhën nga kursimi i pensionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.