Policia italiane ka prangosur një shqiptar, 43-vjeçar, akuzuar për pedofili. Mediat italiane duke iu referuar policisë raportojnë se shqiptari me iniciale Z. L., u arrestuar së bashku me një italian, 37-vjeçarin A. D., pasi familja ku hynin e dilnin prej kohësh, zbuloi gjëmën që u bënin.
Italiani ishte kushëri i familjes me tre vajza, kurse shqiptari mik i ngushtë i familjes, të cilët hynin e dilnin në këtë shtëpi në mirëbesim të plotë.
Hetuesit thonë se vajzat e vogla që abuzoheshin në fillim nuk kanë qenë koshiente, pasi i kishin cilësuar veprimet e tyre, si shprehje e dashurisë dhe afeksionit.
Por pas hetimeve doli në dritë gjithë abuzimi. Pas verifikimeve të para policia i arrestoi dhe pritet të dalin në gjyq.












