Italia ka kaluar në avantazh në minutën e 73 duke shënuar golin e parë në ndeshjne kundër Shqipërisë. Skuadra shqiptare ia ka dalë që të rrezikojë portën e Italisë në të paktën dy raste dhe ka qenë një vonesë e Grezdës në sulm që pengoi sulmin shqiptar të shënonte golin e parë në këtë ndeshje.
Goli erdhi pas një gabimi në mbrojtje përgjatë një kundërsulmi të skuadrës italiane kur porta shqiptare pësoi një goditje nga afër në drejtim të këndit.











