Tre persona kanë mbetur të plagosur në rrugën dytësore tek zona e “Plepave” në Durrës. Aksidenti ndodhi kur dy automjetet janë përplasur midis tyre.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të qytetit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.












