Mbi një vit më parë Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh për të zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Gramoz Ruçin, si dhe kryesinë e saj.
Vetëm një vit më pas, po kjo Asamble zgjedh pa garë Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, të propozuar nga kryetari i saj, kryeministri Edi Rama.
Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla dy ditë më parë, u bë jo konform statutit të partisë.
Asambleja e zgjodhi pa garë, me një propozim nga Edi Rama.













