Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Në mbledhjen që zgjati dy orë, u diskutua për axhendën parlamentare.
Mwsohet se në mbledhje kanë folur edhe emra të rëndësishëm të Partisë Socialiste.
Kreu i grupit të PS, Balla tregoi se çfarë do të ndodhë me rendin e ditës dhe kërkoi që të mos ketë debat për Reformën Zgjedhore në seancën e së enjtes.
Në orën 11:00 pritet të ketë dhe një mbledhje të qeverisë.











