Policia e Sarandës ka bërë të ditur se dje, ka nisur hetimet pasi një turist gjerman 50-vjeçar i ardhur me pushime në Sarandë ka bërë një denoncim për një vjedhje që i ka ndodhur në zonën e Ksamilit.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se në datën 06. 10. 2017 në Ksamil të Sarandës shtetasi A. H., 50 vjeç banues në Gjermani, në një kamping ku qëndronte i kanë vjedhur çantën, ku kishte tre pasaporta, 400 euro dhe një aparat telefoni celular “Iphone 6”.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.











