Shërbimet e policisë të D. V. P., Tiranë, arrestuan 39-vjeçarin Neritan Pipa, banues në Shkodër (i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”).
Ky person, te “Kodra e Diellit”, ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë, në një banesë, për më shumë se 3 orë, duke i ushtruar dhe dhunë fizike ish-të dashurës, M. T., 27 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, parashikuar nga nenet 121/a dhe 110/2 të Kodit Penal.













Comments 1