Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Ngjarja ndodhi në aksin Korçë-Ersekë, në orët e drekës. E plagosura është dërguar ne spitalin e rajonal të qytetit dhe sipas mjekëve është në gjendje kritike për jetën. Nga policia dyshohet si shkak i aksidentit parakalimi i gabuar dhe lagështira në rrugë.











