• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Basha bashkëbisedim për lirinë e medias nga çadra e protestës: Ose të bjerë institucioni i zgjedhjeve të lira ose të rrëzojmë qeverinë

admin by admin
21 February, 2017
in Politika
0
FOTO/ Basha bashkëbisedim për lirinë e medias nga çadra e protestës: Ose të bjerë institucioni i zgjedhjeve të lira ose të rrëzojmë qeverinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në çadrën e protestës, kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim për lirinë e medias. Duke folur në këtë takim, Basha u shpreh se protesta e radhës do të jetë më e madhe se ajo që u organizua. Sipas tij, protesta nuk do të ndalojë deri në ngritjen e qeverisë teknike.
“Jemi këtu nga nevoja për t’i thënë njëherë e mirë NDAL, mashtrimit dhe arrogancës se duke u ngritur bashkë do të ndërtojmë një Shqipëri pa korrupsion.
bcc1Kjo është një kauzë më e madhe se secili prej nesh, po edhe më e madhe edhe se Shqipëria se është një kauzë për Shqipërinë e sotme dhe të së ardhmes.
Ndaj do të jemi këtu çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më të vendosur deri në realizimin e plotë – jo të pjesshëm – të plotë, për zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri teknike që largon këtë kryeministër.
Disa prej këtyre të pakicës absolute po dridhen nga shumica absolute që po thotë se duhet të ikë qeveria. E kanë një përgjigje sot kur shteti ligjor ka rënë për shkak të kryeministrit që shkel parimet;
bcc3Kur parlament ka rënë për shkak të mbushjes me kriminelë; kur bashkitë kanë rënë për shkak të trafikantëve në krye të tyre; kur gjykatat kanë rënë për shkak se urdhërohen të poshtërojnë qytetarët; kur ekonomia ka rënë prej oligarkëve që pasurohen; kur media ka rënë se nga mëngjesi në darkë marrin urdhra dhe kërcënime e lekë nga ai kryeministër që mbahet në gjithë Ballkanin si modeli i korrupsionit të medieve.
Dy rrugë ka sot: ose të bjerë ky institucion i zgjedhjeve të lira ose të rrëzojmë qeverinë.
bccNë krahun tonë janë njerëz të nderuar të medias si Alfred Lela, që u largua se nuk pranoi të ishte pjesë e maskaradës së lëpirë-këpucëve të Edi Ramës; Basir Çollaku, që u anatemua e u godit dhe kërcënua se i tregoi shqiptarëve se Tahiri është peng i drogës dhe krimit dhe makina e tij është e narkotrafikantëve; Alida Tota, që u largua nga puna e u kërcënua se ngriti zërin për vdekjen e një 17-vjeçari në Sharrë si rezultat i makutërisë së “kastravecit” të Tiranës.
Le të nderojmë sot kurajën; falënderoj sot gazetarët dhe punëtorët e medias që me punë të jashtëzakonshme në kushtet e presionit po mundohen t’i tregojnë Shqipërisë dhe botës, fytyrën e vërtetë të korrupsionit”, tha Basha në fjalën e tij.

 

Bashkëbisedimi i plotë i Lulzim Bashës

Sheshi i Lirisë prodhon liri, rritet qëndresa për zgjedhje të lira e të ndershme

Lulzim Basha me gazetarët Lela, Tota, Çollaku dhe aktoren Konjari, bashkëbisedojnë me qytetarët

lulzim basha, bashkebisedim cadra e protestesNë bashkëbisedimin e sotëm në Sheshin e Lirisë u fol me të ftuar por edhe të rinj e qytetarë të thjeshtë për censurën e fjalës së lirë. Gazetarët Alfred Lela, Alida Tota dhe Basir Collaku ndanë ​me pjesmarrësit eksperiencën e tyre profesionale, përvojën dhe pasojat personale që kanë pasur në kushtet e presionit qeveritar ndaj medias.

Për 
Alfred Lelën, sot qeveria është e vetëakuzuar. “
Ju kujtoj një shprehje të Kryeminsitrit Rama: punë ka por nuk ka profesionistë. Tani më lini t’ju prezantoj me një profesionist. Une jam i tillë dhe jam i papunë”. Por Lela theksoi se qytetarët janë bashkuar në atë shesh, jo për punë po për liri.

Gazetari i kronikës së zezë 
Basir Collaku, i anatemuar pas publikimit të informacionit mbi implikimin e makinës private së minsitrit të Brendshëm Sajmir Tahiri në trafik droge, foli për pritshmëritë e protestuesve dhe mundësinë që ajo të prodhojë liri për qytetarët, por edhe për mediat. “
Ky organizim është një formë e medias së lirë të mungur tashmë dhe falenderojmë kryetarin e PD Basha për këtë nismë”.

Alida Tota e etiketoi ‘town hall-in’e mundësuar nga kjo protestë popullore si burimin e mundshëm të rikthimit të lirisë dhe të drejtave të njeriut. “
Ju keni nisur marshin e lirisë dhe një mini revolucion mediatik të cilit i jeni bashkuar dhe ju (qytetarët). Ka pasur tentativë për ta denigruar dhe lidhur ngushtësisht me politikën këtë lëvizje e cila realisht është popullore, e sigurisht që do të udhëhiqet nga një lider. Unë kam parë nga afër censurimin dhe një formë të re skllavërimi që i bëhet mediave dhe gazetarëve. Sigurisht që ka lidhje me dinjitetin, por këtu nuk jemi për të luftuar për veten. Ne jemi pushteti i katërt dhe nuk mund të kontrollohemi apo censurohemi nga pushteti i qeverisë”.

Një ndërhyrje spontane ishte ajo e aktores 
Suela Konjari e cila u shpreh e nderuar për pjesmarrjen dhe i kujtoi kujtdo se vrasja e frikës sjell edhe zërin për të kërkuar të drejtat dhe lirirtë qytetare. “
Ndryshe janë emocionet e skenës, këto janë emocione njerëzore të vërteta. Sulmohem prej dy ditësh në portale, blogje, por, për të gjithë strucët që më kërcënojnë me mesazh, dua t’u theme: Unë e vrava frikën kur isha 29 vjec dhe me barkun tek goja pasi isha shtatzënë, shkoja në cdo protestë të qytetit studenti”. Me vargjet e poetit Ali Podrimja, aktorja Konjari shprehu përjetimin e saj – “
Toka ime digjet ne cdo cep të shpirtit tim, ndaj unë jam këtu ndaj jam me ju dhe do të jem me ju”.

Kryetari 
Lulzim Basha e quajti kauzën e mbështetur tashmë prej katër ditësh pa ndërprerje nga qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, si më të madhe se të gjithë ne, sepse është kauza e së ardhmes.

“Jemi këtu dhe do të jemi këtu çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më të vendosur deri në realizimin e plotë, jo të pjesshëm, por të plotë të kushtit tonë: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimin e këtij kryeministri dhe një qeveri teknike që garanton votën e lirë të qytetarëve shqiptarë”.

Për Lulzim Bashën, qëndresa e qytetarëve duhet të vazhdojë për të shpëtuar të vetmin institucion që mund të mbajë Shqipërinë në këmbë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Dy rrugë ka: ose do të pranojmë të shkatërrojmë, ta lëmë të bjerë edhe ky institucion, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ose së bashku të qëndrojmë këtu deri sa të largojmë qeverinë, derisa të largojmë burimin e problemit dhe së bashku të japim zgjidhjen që meritojnë shqiptarët”.

Pasi falenderoi folësit gazetarë për mbështetjen ndaj kauzës së qytetarëve dhe forcën për të ngritur zërin kundër censurimit qeveritar, kryedemokrati Basha foli edhe për detyra.

“
Falenderoj sot gazetarët, operatorët dhe punëtorët e medias të cilat në kushte të jashtëzakonshme presioni psikologjik, politik, personal dhe ekonomik, po mundohen përsëri t’i tregojnë Shqipërisë dhe botës fytyrën e vërtetë të protestës tonë qytetare dhe vendosmërisë tonë për fitore. Sot nuk ka detyrë më të madhe sesa këtë protestë ta shtrijmë anembanë Shqipërisë”.

Një falenderim kryetari i demokratëve Lulzim Basha ia dha edhe rinisë gjimnaziste që iu bashkua sot tendës së protestës së qytetarëve.

“Kur isha gjimnazist 17 vjeçar edhe unë i mora të gjithë shokët dhe shoqet dhe u bashkuam me studentët në Lëvizjen e madhe të Dhjetorit. Për arsyet tona për liri, për demokracinë, për ëndrrën tonë për Shqipëri europiane. Kjo qëndresë është për këta të rinj që sot janë në ballë të protestës. I përshëndes nga zemra dhe i garantoj se nesër do të jenë në ballë të Shqipërisë.”

Në vazhdim studentë, maturantë, qytetarë të thjeshtë dhe pensionistë ndanë shqetësimet e tyre dhe pritshmëritë e lëvizjes popullore, qytetare e cila vazhdon pa ndërprerje prej katër ditësh.

 

Previous Post

FOTO/ Durrës, betonizohet Torra Veneciane, qytetarët në protestë

Next Post

Llalla: Lista e deputetëve të inkriminuar do të zgjatet

admin

admin

Next Post
Llalla: Lista e deputetëve të inkriminuar do të zgjatet

Llalla: Lista e deputetëve të inkriminuar do të zgjatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.