Një serfist ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja me ndihmën e Forcave Detare. Ngjarja ka ndodhur në Gjirin e Lalzit. Mësohet se ka qenë ekuipazhi i anijes “Drini” që ndërmori operacionin e shpëtimit për Ermal Saliasin. Ky i fundit raportohet se po bënte sërf me parashutë në ujërat mes kepit të Rodonit dhe Kepit të Palit.











