Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 25 vjeçar pasi shpërndante kokainë. I arrestuari është shtetasi Blerim Harusha. Ai u arrestua gjatë një operacioni të bluve të Shkodrës, ndërsa dyshohej se do të shiste dozat e kokainës. Me vete të riut iu gjetën edhe 15 doza kokainë. Policia thotë se ishte në ndjekje të tij prej disa ditësh, por vetëm sot është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë.











