Një burrë identiteti i të cilit nuk dihet ende ka hipur në një shtyllë dhe kërcënon me vetëvrasje. Ngjarja po ndodh tani në Durrës. Raportohet se ai ka hipur ne nje nga shtyllat e ndriçimit të stadiumit “Niko Dovana”. Në vendngjarje, kanë mbërritur edhe efektivë të rendit si dhe një ambulancë. Nuk dihet ende arsyeja që e ka shtyrë të ngjitet në shtyllë.












