Një 30 vjeçar ka rene ne pranga pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës policie. I arrestuari eshte 30-vjeçari Arjan Curri.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur lagjia “Perash” tek sheshi “Isa Boletini”, Shkodër, ndërsa ishte duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë AA 689 AN, ka tentuar të korruptojë me një kartmonedhë 2000 lekëshe, punonjësit e policisë të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë, pasi kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.











