Një foshnje tre muajsh ka vdekur në mënyrë te mistershme. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës. Raportohet se në rrugën e “Qelqit”, në banesën e gjyshes, ka vdekur foshnja A.B., banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dhe deklarimi i nënës Q.A., 15 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, shtojnë të njëjtat burime. Mësohet se foshnja i seksit mashkull rreth dy muajsh e gjysmë, pjesë e komunitetit rom, i ishte lënë në kujdestari gjyshes së tij nga e ëma. Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim.











