• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

APELI/ Komunitetet fetare: Hiqni dorë nga shitblerja e votës, garantoni zgjedhje të lira dhe të ndershme

admin by admin
12 May, 2017
in Politika
0
APELI/ Komunitetet fetare: Hiqni dorë nga shitblerja e votës, garantoni zgjedhje të lira dhe të ndershme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komunitetet fetare në vend kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për ngërçin politik.
Në deklaratë, komunitete fetare shprehin shqetësimin për klimën e krijuar politike, për mungesën e dialogut politik, për retorikën e dhunshme që përdoret nga palët politike, e për gjendjen e korrupsionit dhe të prodhimit të lëndëve narkotike.
Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve dhe Vëllazëria Ungjillore kanë bërë njëzëri apel “për garantimin e një procesi parazgjedhor dhe zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës”.

Deklarata e plotë e Komuniteteve Fetare në Shqipëri

Ne Komunitetet Fetare në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore, në përputhje me natyrën e veprimtarisë tonë shpirtërore, ndiejmë përgjegjësinë shpirtërore dhe morale që kemi për besimtarët tanë, por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi.
Me anë të kësaj deklarate të përbashkët, duke u nisur edhe nga situatat e fundit të krijuara, ashtu sikurse edhe në ndonjë rast në të kaluarën, dëshirojmë t’i drejtohemi klasës politike dhe të gjithë atyre që kanë përgjegjësi institucionale për të mirën e vendit.
Nuk është detyra jonë të gjejmë apo të tregojmë zgjidhje konkrete për situatën e krijuar. Ajo është punë e politikës, e cila ka fushën e saj të veprimit dhe është e mandatuar nga populli për këtë gjë.
Falënderojmë Zotin për shumë punë të mira që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen, si edhe për seriozitetin e shumë njerëzve që punojnë pa u lodhur, edhe pse shpesh të panjohur, në zbatim të ligjit e për të mirën e shoqërisë.

Por gjithashtu, ne jemi të shqetësuar për klimën e krijuar në vend e në mënyrë të veçantë:

për mungesën e dialogut politik dhe të vullnetit për dialog për zgjidhjen e ngërçeve, sidomos për çështjen e zgjedhjeve, që janë një instrument i domosdoshëm për mirëqenien shoqërore të shqiptarëve;

për retorikën e dhunshme dhe përçmuese që përcillet nëpërmjet kanaleve të informimit publik dhe në rrjetet sociale nga ana e atyre që mbajnë poste apo kanë pozicione publike dhe të rëndësishme në jetën e vendit;

për dukuritë e korrupsionit dhe të prodhimit të lëndëve narkotike, që dëmtojnë sot dhe në të ardhmen jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre;

Të gjitha këto që u thanë më sipër mund të rrezikojnë stabilitetin e vendit, që për ne është një e mirë e madhe për të gjithë shoqërinë e për çdo njeri dhe që duhet ta ruajmë me çdo kusht.

Prandaj, ne ftojmë me ngulm dhe me forcë të gjithë faktorët politikë në Shqipëri, nga ana e opozitës dhe e qeverisë, parti të vogla e të mëdha:

për ndërtimin e urave dhe jo të mureve. Duhet një dialog i sinqertë,i bërë në shumë nivele, duke përfshirë sa më shumë aktorë dhe faktorë. Keni përgjegjësi përpara popullit dhe duhet të mendoni për të qysh nga dita që keni marrë përsipër të hyninë politikë. E mira e popullit është synimi juaj madhor.

për uljen e toneve të retorikës së dhunshme dhe përçmuese ndaj kundërshtarit politik. Kjo vetëm nxeh gjakrat dhe nxit veprime të dhunshme.

për garantimin e një procesi parazgjedhor dhe zgjedhor transparentdhe gjithëpërfshirës. Në mënyrë të veçantë e sidomos u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e tundimit të shitblerjes së votës apo të votimit nën kërcënim për vendin e punës që është buka e fëmijëve. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi për zgjedhjet, që të luftojnë të gjithë dukurinë e shitblerjes së votës dhe kërcënimit për vendin e punës.

për krijimin e kushteve që ligji dhe e drejta të sundojë në jetën shoqërore të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po ashtu bëjmë thirrje që çdo nismë qytetare dhe politike për të shprehur mendimin dhe dëshirat të shërbejë për të mirën e përbashkët dhe të shmangë çdo lloj dhune ndaj njerëzve, objekteve dhe institucioneve.

Të bindur se me anë të kësaj deklarate po japim një kontribut për mbarëvajtjen e vendit, ne do të vazhdojmë të lutemi për të ardhmen dhe mirëqenien e vendit tonë.

Tiranë, 12 maj 2017

Komunitetet Fetare në Shqipëri”.

Previous Post

Durrës, zbulohet motivi, ja pse i dha fund jetës policja 23-vjeçare

Next Post

13 MAJ/ Ambasada italiane lajmëron: Tregohuni të kujdeshëm, shmangni kontaktet me çadrën

admin

admin

Next Post
13 MAJ/ Ambasada italiane lajmëron: Tregohuni të kujdeshëm, shmangni kontaktet me çadrën

13 MAJ/ Ambasada italiane lajmëron: Tregohuni të kujdeshëm, shmangni kontaktet me çadrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.