• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

XHEMAL GJUNKSHI */ Mimi Kodheli mashtruese dhe spekulative, mosfunksionimi radarëve cenoi Sigurinë Kombëtare dhe ktheu Adriatikun në autostradë të drogës

droni by droni
4 October, 2017
in Kronika, Kryesore, Opinion, Politika
0
SKANDAL/ Ankohet Haki Çako: Po dështojmë në operacionet anti-kanabis, sistemi i radarëve në det nuk funksionon
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Xhemal Gjunkshi

Përjashtimi i gjigantit të teknologjisë globale amerikane Lockheed Martin, në mirëmbajtjen e sistemit të radarëve cenoi rëndë Sigurinë Kombëtarë dhe ktheu detin Adriatik në autostradë të drogës dhe kanabizimit shqiptar.
Deklarimi i ish-Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, për gjendjen e sistemit kur morri detyrën e saj është një “mashtrim“ spekulativ i vijueshëm, të kësaj ish Ministre të dështuar si asnjë Ministër Mbrojtje me pare.
Sistemi i radarëve ka pasur defektim të dy radarëve gjatë vitit 2012. Deri në muajin maj të vitit 2013 kanë qenë në gjendje pune operacionale pjesërisht katër radarë, por sistemi nuk ka qenë kurrë jashtë funksionit “operacional“, pasi funksiononin nënsisteme dhe mjete të tjera evidentimi-zbulimi të hapësirës detare shqiptare.
Anulimi skandaloz, anti-ligjor dhe korruptiv i procedurës së prokuruar dhe miratuar nga ish Ministri Mbrojtjes, prokuruar më 11.06.2013 dhe shpallur fitues firma “R&T” Sh.p.k me fondin financiar 56 669 192 lekë pa TVSH (pra fond më pak në vlerë, se fondi i “rilindjes”), personalisht nga Ministria e re në detyrë por e “kalitur për normën 20% të fitimit“ në Bashkinë e Tiranës Znj. Mimi Kodheli, sipas Urdhërit Nr.1861, datë 01.10.2013, me argumentimin (përsëri mashtrues), për “mungesë të fondit limit“ vërtetojnë përsëri sot përzgjedhjen klienteliste të firmës IDEA TEL sh.p.k., firmën të cilën ne e përjashtuam nga procedura për shkak të shkeljeve dhe abuzimeve të aprovuara gjatë garës së tenderit dhe procesit të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes të sistemit në vitin 2011.
Mbështetur në gjendjen “tekniko-operacionale“ të SIVHD-së dhe “ndryshimeve“ skandaloze-kooruptive të softit MTM200, që menaxhonte sistemin jashtë çdo “norme sigurie”, që prej muajit korrik 2015 e deri me sot, Ju akuzoj publikisht se:
– Studimi i hartuar për “mirëmbajtjen e sistemit” të SIVHD-së, procedura e prokuruar SIVHD-së (nga Drejtorët, Gjeneralët, Sekretari personal dhe Ju – për të njëjtën proces, e firmosur në dy forma të ndryshme, brenda vitit), lidhja e kontratës si edhe proçesi i zbatimit të saj deri sot është jashtë çdo “norme ligjshmërie“ dhe fakton një shpërdorim të vlerave financiare në nivele “miliarda lekësh – 1.156 miliard lekë vetëm për një vit kalendarik), krahasuar me praktika të mëparshme, e ke shkatëruar përfundimisht atë duke mos garantuar vijimësi “operacionaliteti“ të sistemit, por vetëm rrugë të lirë të drogës dhe terrorizmit drejt Europës dhe vendeve partnere të NATO-së, duke cënuar sigurinë e jetës së njerëzve dhe teknikës në hapësirën detare dhe në veçanti cënimin e Sigurisë Kombëtare.
Ministria e Mbrojtjes ka prokuruar dhe firmosur kontratën me firmën shqiptare me një kosto 5 herë më të lartë se me firmën amerikane.
Fondi financiar i kontratës në vit për mirëmbajtjen teknike të sistemit me firmën amerikane “Lockheed Martin Global Incorporated“ – SHBA” gjatë vitit 2010 ishte 250 000 $ total, nga ku ishin planifikuar dhe u blenë 70 460 $ pjesë rezervë, të cilat shërbyen për mirëmbajtjen e sistemit deri në shkurt të vitit 2014.
– Përjashtimi skandaloz, me vetëdijen 100 % Tuajën dhe të Sekretarit tënd, i partnerit më strategjik – firmës globale amerikane “Lockheed Martin Global Incorporated USA” (firma që ka dizenjuar, implementuar dhe mirëmbajtur këtë sistem) nga procesi i “mirëmbajtjes/modernizimit të sistemit”, duke thyer me vetëdije dhe flagrancë të gjitha VKM-të, marrëveshjet midis KM/MM-së dhe firmës amerikane, përbën një shkelje “skandaloze-cinike” të normave dhe protokolleve të “bashkëpunimeve strategjike” ndërshtetërore, specifikisht me aleatin tonë strategjik SHBA-në, pavarësisht se Ju morët rekomandime speciale nga KLSH-ja.
– Ministria e Mbrojtjes nuk ka realizuar asnjë nga objektivat e paketës të Kapaciteteve të Mbrojtjes (CT – M 7204N – shkëmbimin e informacionit detar, me partnerët e vendeve të NATO-së, etj.), nuk ke përmbushur asnjë standard ndërkombëtar të BE-së dhe NATO-së.
– Forcat e Armatosura zotërojnë të gjitha kapacitetet teknike, njerëzore dhe strukturore që të realizojnë vetë mirëmbajtjen e sistemit, sepse firma LMGI-SHBA ka trajnuar stafin teknik të SIVHD-së. Pikërisht ky staf ka siguruar mirëmbajtjen e komplet sistemit në të gjithë periudhat e pa prokuruar si në vitin 2012, 2013, 2014 deri në momentin që kanë konsumuar komplet pjesët e dedikuara rezervë që gjenden në depon e QVD-së. Pra Forcat e Armatosura, KFD-ja duhet të sigurojnë vetëm blerjen e pjesëve rezervë për sistemin, duke eliminuar shpenzimet financiare tepër abuzuese.
– Personeli ushtarak, që të ka rekomanduar apo insistuar në sigurimin dhe lidhjen e një kontrate shërbimi mirëmbajtje afatgjatë të sistemit (softëare dhe hardëare) me firmën “Lockheed Martin Global Incorporated“ – SHBA” janë shmangur nga pozicionet e tyre drejtues dhe janë përndjekur fatalisht në karrierën e tyre ushtarake.
– Nuk ke mundur të sigurosh vend – “depo” për pjesët dhe paisjet rezervë më të domosdoshme të parashikuara në kontratë për riparime emergjente të sistemit (76 shtatëdhjetë e gjashtë artikuj), pro ja ke lënë në dorë privatit, (abuzuesit, shpërdoruesit, dhunuesit) duke shënuar një rekord menaxhues katastrofik anti ligjor.
– Firma nuk ka realizuar në kohë (me lejen tende) ndërtimin e sistemit Back-up të Softit të Menaxhimit të Trafikut Detar, Ju bëjmë me dije se: Sistemi i back-up duhej të ishte realizuar nga shoqëria ”Idea Tel”, brenda 120 ditëve kalendarike nga hyrja në fuqi e kontratës dhe e instaluar në të gjitha Site-et e SIVHD-së, por vazhdon edhe sot të mos jetë realizuar.
PSE!
– Lejimi i shoqërisë “Idea Tel” sh.p.k. Tiranë, të instalojë në çdo SITE të SIVHD-së kamera vëzhgimi për ruajtjen e shelterave dhe pajisjeve të SIVHD-së, kur ky proces nuk është parashikuar në kontratën e shërbimit, si edhe lejimin e instalimit të serverit të kamerave tek kompania private, është cënim i rëndë edhe flagrant i normave më elementare të sigurisë dhe të ruajtjes së informacionit.
Ministria Mbrojtjes shkatërroj dhe largoj të gjithë inteligjencën dhe profesionalizmin ushtarakë, largoj të gjithë profesorët, ka patur numrin më të lartë të larguarve nga ushtria, mbylli kurset e Doktoraturave, shkatërroj Reparte të tëra, fali prona pa hesap, nuk realizoi asnjë rritje financiare apo trajtim për ushtarakët, asnjë premtim të shprehur nuk mbajti, shpërbleu të paaftët, regjistruesit e chateve, abuzoi me tenderët e mbyllur – çdo tender shkoj tek FastTech dhe Idea Tel-i, aplikoi stilin e gradimeve mbi politizimin ekstrem të FA-se ne kundërshtim me ligjin. U kthye vetëm në një roje postblloku te ministrisë, detyre te cilën e ka kryer me shume përkushtim.
Grupi i megakorrupsionit ne ministrinë e Mimit drejte byrosë kombëtare të hetimit.

* Ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, sot deputet i PD, qarku Dibër

Previous Post

FOTO LAJM/ Lulzim Basha uron publikisht Aurelën: Edhe 100

Next Post

VIDEO/ Gjermani, shqiptarët përleshen me thika me marokenët

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Gjermani, shqiptarët përleshen me thika me marokenët

VIDEO/ Gjermani, shqiptarët përleshen me thika me marokenët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.