Sot rreth orës 10:37, në një dyqan rrobash në rrugën “Petro Nini” në Tiranë, pretendohet se është vendosur një pako në dukje si eksploziv.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë , ku nga verifikimet paraprake rezulton se :
B. A., pretendon se në dyqanin e saj të rrobave, në rrugën “Petro Nini”, i kanë vendosur një pako në dukje si eksploziv.
Është rrethuar vendi i ngjarjes dhe është njoftuar njësia antieksploziv.












