Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për avokatin Myrteza Myftari, 56 vjeç, banues në Tiranë.
Avokati u arrestua pak ditë më parë pasi M. S., ka bërë kallëzim në ambientet e policisë Tiranë, ku deklaron se shtetasi Myrteza Myftari, me profesion avokat, më datë 02. 05. 2013, ka marrë një shumë prej 2 722 424 lekë (të reja), si dëmshpërblim për dëmin shëndetësor me pasojë vdekjen për F. R., shumë të cilën nuk ia ka dorëzuar familjes të së ndjerit.











