Policoa e Durrësit ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë pjese e një bande kriminale. Gjatë kontrollit Marjel Fierzës iu gjetën dy pistoleta në makinë. Gjithashtu, mësohet se dy persona të tjerë janë shoqëruar në komisariatin e qytetit. Fierza, me precedentë të mëparshëm kriminalë, dyshohet se është pjesë e një bande kriminale. Pak kohë më parë, Marjel Fierza mbeti i plagosur në një atentat ndaj tij.











