• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENONCIMI/ Australiania denoncon dhunën, polici e fton për jetë nate

droni by droni
2 October, 2017
in Kronika
0
DENONCIMI/  Australiania denoncon dhunën, polici e fton për jetë nate
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një dëshmi e pazakontë është transmetuar sot në emisionin investigative BOOM në Ora News. Një shtetase australiane është mbajtur 11 orë e gjakosur në komisariat nr 2 ku kishte shkuar për të denoncuar të dashurin e saj shqiptar i cili e kishte dhunuar fizikisht. Ndërkohë i dashuri i saj dhunues ka qëndruar vetëm 3 orë në qeli. Por nuk mbyllet me kaq. Një ditë pas denoncimit ajo merr mesazhe në telefon të një polici i cili e fton për jetë nate.

Tirane-  Dashuria e solli nga Australia në Shqipëri!

Në redaksinë e emisionit “BOOM” në RTV Ora News mbërriti një denoncim nga një shtetase australiane, e cila është dhunuar nga i dashuri i saj shqiptar. Por historia nuk mbaron këtu

Denoncuesja tregon historinë me të dashurin e saj shqiptar, dhunën e ushtruar nga ai dhe sorollatjet në dyert e policisë për ta denoncuar atë, deri tek ngacmimet e një efektivi duke e ftuar atë për jetë nate.

“Unë jam jashtë gjithë natën sonte, mund të takohemi” i shkruante polici gruas ne mesazhet që kanë shkëmbyer

Aktualisht dosja ndodhet ne gjykaten e Tiranes.

Historia qe nisi ne 2013

Gruaja rrëfen se pasi u dashurua me banakierin shqiptar në vitin 2013, vendosi që të shkëputej përfundimisht nga Australia dhe të vendoset në Tiranë, për të filluar një jetë të re me të dashurin e saj.

La gjithçka në Australi, shiti çdo gjë dhe u vendos në Shqipëri.

Dashuria qe u kthye në ferr me të mbërritur në Shqipëri

Denoncuesja rrëfen për mikrofonin e BOOM se i dashuri në fillim ishte një person i mrekullueshëm dhe sillej shumë mirë me të.

Por kur u kthye për të jetuar në Shqipëri gruaja u përball me një sjellje krejt ndryshe të tij.

Në momentin kur vendos t’i japë fund lidhjes, ajo gjendet përpara një dhune fizike të tmerrshme. Në një rrëfim tronditës për BOOM ajo tregon se ai e rrihte edhe në gjumë

Deshmia ne BOOM: Për herë të parë erdha në Shqipëri sepse kisha dëgjuar se ishte e bukur, me një natyrë të bukur  dhe me një histori interesante.

Kur erdha këtu kuptova që isha në një vend shumë miqësor. Ditën e dytë të qëndrimit këtu mu ofrua një punë dhe vendosa të qëndroj një vit që të eksploroja një tjetër lloj kulture këtu.  Disa muaj më vonë teksa isha në një lokal  u njoha me banakierin  dhe ai u bë i dashuri im.

Kjo ndodhi në dhjetor të 2013. Rashë në dashuri me të, ai ishte i mrekullueshëm në fillim.

Në fund të vitit unë shkoj në Australi dhe praktikisht hoqa dorë nga jeta atje, shita gjithçka kisha dhe u ktheva këtu që të qëndroja me atë.  Kur u ktheva, sjellja e tij filloi të ndryshonte.  Ai po përkeqësohej dita ditës dhe kjo ishte e papërballueshme për mua.

Vendosa ti jap fund lidhjes me të dhe reagimi i tij ishte duke me rrahur ndërkohë që isha në gjume.  Ishte ora 03:00  e mëngjesit kur une u shtriva për të fjetur dhe një orë më vonë ai vjen në shtëpinë time të cilën e ndanim bashkë dhe u zgjova nga grushtat që më jepte në fytyrë.  Kjo ndodhi në orët e para të mëngjesit të dites së dielë më date 28 maj 2017.

Denoncimi në polici, dhe tmerri:
Gruaja e dhunuar 11 orë në polici, Dhunuesi vetëm 3 orë

Pas këtyre akteve të dhunës, shtetasja nga Australia vendos ta denocojë në polici. Për BOOM rrëfen kalvarin e vështirësive në komisariatin nr 2.

Ashtu siç ishte e dhunuar, e mbuluar me gjak shtetasja australiane kishte qëndruar në rajon për 11 orë ndërsa dhunues vetëm 3 orë.

Deshmia ne BOOM: Sapo ai u largua une telefonova mamanë time në Australi. Isha e traumatizuar nuk dija se çfarë të beja.  Mamaja me tha të shkoja në polici ose në spital. Komisariatin e policies nr 2 e kisha afër dhe shkova menjëherë atje.

Kalova plot 11 orë atje. Ishte shumë e vështirë, në fillim personat që ishin aty në komisariat nuk po më prisnin, nuk mu ofrua asnjë ndihmë mjekësore pasi isha e mbuluar në gjak, nga hunda ime rridhte gjak, duart i kisha të mbuluara me gjak. Nuk pushoja dot së qari.

Gjëja më e tmerrshme është që unë qëndrova 11 orë në Komisariatin e Policisë ditën e parë që të bëja denoncimin dhe ai kur u arrestua qëndroi vetem 3 ore brenda ne qeli.

Praktikisht unë qendrova më gjatë në komisariatin e policisë si viktimë, se ai që akuzohej për krimin

Si u përpoqën policet ta bindin te mos bente kallzim penal

Gruaja rrëfen se policët ishin përpjekur ta bindnin të mos bënte kallzim penal ndaj të dashurit duke e quajtur një sherr të zakonshëm.

Herën e parë nuk arriti të merrte dot urdhërin e mbrojtjes. shtetesja austrialiane u detyrua që të bëjë për të dytën herë denoncimin në mënyre që të përfitojë urdhër e mbrojtjes pasi për herë të parë askush në komisariat  nuk e njoftoi  që duhej të paraqitej në gjykatë.

Deshmia ne BOOM:  Ata hartuan një kërkesë për urdhër mbrojtje rreth orës 8.30 të mëngjesit dhe e dërguan në gjykatë dhe ne 3 orët në vazhdim punonjësit në komisariat i shpenzuan duke u përpjekur të më bindin qe të mos bëja kallëzim kundër tij.

Sipas tyre ishte një sherr në çift por unë ju thashë qe nuk ishte i tillë pasi une isha ne gjumë në krevatin tim. 

Ata insistuan duke më thënë që është hera e parë që ai bën një gjë të tillë dhe ne rast se unë do ta denoncoja ai do te shkonte në burg.

Unë ju thashë që është hera e parë që ai ma bën mua, por jo hera e parë qe ai dhunon një vajze pasi ai kishte goditur një vajzë kohë më parë. 

Në qoftë se ajo do të kishte bërë këtë që po bëj unë tani ndoshta unë nuk do isha e ulur këtu. Ata prisnin që unë nuk do të bëja kallëzim.

Atë ditë teksa unë vazhdoja të qëndroja në Komisariatin e policisë presupozohej që duhet të isha në gjykatë për urdhrin e mbrojtjes, askush nuk me tha qe duhet te isha ne gjykate.

Pas disa ditësh teksa po interesohesha sesi po procedohej me kallëzimin e berë mu njoftua nga gjykata që kërkesa për urdhër mbrojtje ishte rrëzuar pasi unë nuk isha paraqitur në gjykatë më datë 28 maj 2017. 

Ajo me tha që duhet të shkoja në Komisariat dhe të bëja një tjeter deklarim dhe kërkesë për urdhër mbrojtje. Kur u ktheva në komisariat më thanë që kjo është e pamundur pasi që të shkoj në gjykatë duhen të pakten 24 ore, ti po gënjen  na vjen keq por nuk do të bëjmë kërkese për urdhër mbrojtje përsëri. Kjo ndodhi më 8 qershor dhe une në komisariatin e policisë ribëra denoncimin që të mund të merrja urdhër mbrojtje. Në fund unë arrita të marr urdhrin e mbrojtjes.

Australiane ftohet për jetë nate nga polici

Denoncuesja rrëfen se gjatë kohës së qëndrimit në komisariat i është afruar një efektiv policie, i cili i ka dhënë numrin e telefonit për ta kontaktuar atë në rast të ndonjë shqetësimi. Por pas një farë kohe polici i dërgon disa mesazhe ku e fton shtetasen nga Australia për jetë nate

Deshmia ne BOOM: Ishte një punonjës policie që ishte një ndër personat që më priti kur shkova në komisariat në 4 e gjysëm të mëngjesit. Ai fliste pak anglisht, i vetmi që fliste dhe ai qëndroi me mua për pak orë dhe në kohën e ndërrimit të turneve më kërkoi numrin dhe më tha që në rast se kisha nevojë për të mund ti telefonoja dhe në rast se do doja të flisja me dikë në ditët në vijim mund të pinim ndonjë kafe. Mendova që po tregohej i sjellshem por ditën tjetër në mbrëmje  rreth orës 11 të mbremjes  mora nje mesazh nga ai.

SMS e policit per australiane: E fton per jete nate

Shtetasja australiane vë në dispozicion te BOOM mesazhet qe kane shkembyer . Biseda e pare eshte ajo me 29 maj

Mesazhet mes denoncueses dhe policit

Në 10.44 pm  te dates 29 maj 2017 ai shkrun

Polici: Çkemi?

Denoncuesja: Çkemi?

Polici: Si je 🙂

Denoncuesja: Kam qenë më mirë

Polici: I zgjidhe problemet?

Denoncuesja: Jo, ai është një frikacak që fshihet

Polici: Të thashë që nuk është burrë

Denoncuesja: Po kërcënon që të heq dorë nga kallëzimi.

Polici: Ke ndonjë plan?  Ke kohë të pimë diçka?

Denoncuesja: Jo, për momentin jam me shoqet që po më qëndrojnë pranë

Polici: Unë jam jashtë gjithë natën sonte, mund të takohemi.

Denoncuesja: Nuk jam në humor për të dalë sonte, më vjen keq

Polici: Ok

Mesazhet e shkembyera

Pas dy ditësh polici i shkruan sërish

Polici: Çkemi 🙂 🙂  :*  :*

Mesazhet e shkembyera

 

Çështja në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë

Pas peripecive në komisariatin e policisë  nr 2 në kryeqytet dosja e shtetases australiane  dorëzohet në prokurori. Në përfundim të hetimeve prokuroria e Tiranës mbi bazen e materialit kallëzues të referuar nga policia gjyqesore  në komisariatin e policise nr 2 ka regjistruar procedim penal ndaj ish të dashurit të kësaj shtetase për vepren penale “dhunë në familje” të parashikuar nga neni 130/a paragrafi 1 i kodit te procedures penale .

Për organin e akuzes ish i dashuri i denoncueses  ka konsumuar këtë vepër penale dhe për të provuar këtë akuze para gjykates  së rrethit gjyqesor Tirane janë dorëzuar në daten 31.07.2017 kërkesa e prokurorise dhe 11 dokumente përfshire edhe aktin mjeko ligjor që tregon se ndaj kësaj shtetase është ushtruar dhunë dhe ka pësuar dëmtime që sjellin humbjen e aftësisë se perkohshme ne pune deri ne 9 dite.

Në përfundim të hetimeve nga prokuroria kjo e fundit dërgoi për gjykim procedimin penal  ne ngarkim të ish të dashurit të shtetases austrialiane.

Kjo çështje tashmë është në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.

Previous Post

Zyrtari i lartë i Policisë: Kemi dijeni për 4 klanet kriminale, ja dosjet për të cilat do të rihapim hetimet

Next Post

Laç, i shpërthen bombola në shtëpi, 24 vjeçarja mbetet e plagosur

droni

droni

Next Post
Fier, shpërthen bombola e gazit, lokali përfshihet nga flakët

Laç, i shpërthen bombola në shtëpi, 24 vjeçarja mbetet e plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.