Ish-kryeministri Berisha, hodhi akuza të rënda ndaj vëllait të kryeministrit Rama ndërsa intervistohej nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” në “Neës24”. Berisha tha se Olsi Rama ka rrahur Jona Dervishin, zëdhënësen e FSHF-së te Liqeni Artificial. Sipas tij ai e ka dhunuar keqas dhe i ka marrë me dhunë telefonin.
“Ka rrahur zëdhënsen e FSHF, si e qujanë, Jona , Jona, Jona Dervishin. Dhe pasi e ka rrahur i ka marrë edhe telefonin”, tha Berisha.
Ai tha se ka prova që Olsi Rama ka kaluar kokainë me automjetin e tij në Shqipëri. Sipas tij, fotot janë edhe në Prokurori.











