Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati. Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin me inicialet A. Z., i cili është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë. Në pranga si autor i dyshuar i kësaj ngjarje është vënë Arion Canaj. Plagosja mësohet se ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.












