• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKRIMINALIZIMI/ Nga ndryshimi i emrit te gjobat e armët, ja deputetët dhe kryebashkiakët e “inkriminuar”

admin by admin
22 February, 2017
in Politika
0
DEKRIMINALIZIMI/ Nga ndryshimi i emrit te gjobat e armët, ja deputetët dhe kryebashkiakët e “inkriminuar”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen dënimet e deputetëve dhe kryebashkiakëve, të cilët kanë tentuar të fshehin dënimet e gjykatave në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Sipas një materiali voluminoz që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar për ligjvënësit shqiptarë, është bërë e ditur se 7 deputetë dhe 3 kryetarë baskishë kanë korrigjuar formularët e vetëdeklarimit, duke deklaruar dënimet të cilat i kishin fshehur herën e parë, raporton “Panorama”.
Në listën e deputetëve që “janë kujtuar me vonesë” se kanë qenë të dënuar figuron emri i Arben Ristanit, Artan Gaçit, Spartak Brahos, Vladimir Kostës dhe Ylli Shehut.

Dënimet dhe korrigjimet

Deputeti i PD-së,
Arben Ristani, ka deklaruar jashtë afatit ligjor gjyqin që ka humbur në vitin 2015 përballë Kryeministrit Edi Rama, të cilit i detyrohej 200 mijë lekë gjobë.
Edhe deputeti i PS-së,
Artan Gaçi, ka deklaruar dënimet që ka marrë në vitin 2007 i akuzuar për kontrabandë dhe i dënuar me 300 mijë lekë gjobë, por më pas ka marrë pafajësinë në vitin 2009.
Në listën e deputetëve që kanë deklaruar me vonesë dënimet dhe kundërvajtjet figuron dhe emri i deputetit të PS-së,
Vladimir Kosta. Ky i fundit është dënuar me gjobë 10 mijë lekë në vitin 2000, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Ylli Shehu i LSI-së ka deklaruar se është dënuar për kontrabandë në vitin 2007 dhe ka marrë si masë ndëshkimi 200 mijë lekë sanksion.
Ndërsa
Sali Berisha ka deklaruar se ka pasur emrin Salih. Sipas regjistrit të gjendjes civile, rezulton se ish-kryeministri Sali Berisha “Më datë 28. 09. 2009 ka korrigjuar datëlindjen nga ‘01. 07. 1944’ në ‘15. 10. 1944’. Në regjistrimet e mëparshme e dhëna në rubrikën emri rezulton të jetë Salih”.
Kurse për socialistin
Armando Prenga, i vetmi dënim që rezulton sipas KQZ-së është ai i falsifikimit të dokumenteve, për të cilin në vitin 2005 është dënuar gjobë 300 mijë lekë.

Kryebashkiakët

Në listën e kryebashkiakëve që janë kujtuar me vonesë për të deklaruar dënimet figurojnë 5 emra. Ai i
Artur Bardhit, kryebashkiak i Kurbinit, i cili ka deklaruar se ka bërë 1 vit e gjysmë burg për kalim kufiri në vitin 1990.
Adriatik Zotakaj, kryebashkiak i Poliçanit, ka goditur për shkak të detyrës.
Tërmet Peçi i Tepelenës ka falsifikuar dokumente në vitin 2004.
Kurse
Edmond Themelko i Bashkisë së Pustecit është amnistuar në vitin 2015 për manipulim zgjedhjesh në Maqedoni dhe për kontrabandë.

Deputetët e dënuar me vendim të formës së prerë


Armando Prenga – PS (Gjykata e Kurbinit akuzuar në vitin 2005, për falsifikim dokumentesh neni 186/1 i Kodit Penal)(dënuar me 300.00 lekë gjobë).
Andrea Marto – PS (Gjykata e Tiranës, Kolegji Ushtarak (akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Neni 81/ 1 Kodi Penal. Në vitin 1978 i dënuar me 6 muaj riedukim nëpërmjet punës)
Shënim: Deputeti Marto deklaron se nuk është e vërtetë akuza. KQZ ka kërkuar të sqarohet e vërteta).

Deputetët që i kanë bërë vetëdeklarimet jashtë afatit


Arben Ristani – PD (Dënuar për shpifje për shkak të detyrës, me 200 mijë lekë në vitin 2015).
Spartak Braho – LSI (Dënuar për shpifje të bërë botërisht. Dënim me gjobë 10 mijë lekë në vitin 1995).
Vladimir Kosta – PS (Dënuar për armëmbajtje pa leje. Dënim me gjobë 10 mijë lekë në vitin 2000. Ka korrigjuar vetëdeklarimin).
Ylli Shehu – LSI (Dënuar për kontrabandë. Dënim me gjobë 200 mijë lekë në vitin 2007. Kërkesë për plotësim jashtë afatit).
Sali Berisha – PD ( I padënuar. Kërkesë për plotësim të ndryshimit të gjeneraliteteve dhe datëlindjes).
Xhemal Qefalia – PS (I padënuar, kërkesë për ndryshim gjeneralitetesh, mbiemrin).

Deputetët që nuk preken sipas KQZ nga Dekriminalizimi


Artan Gaçi – PS (Dënuar për kundërvajtje penale. Dënuar me gjobë 300 mijë lekë, i shpallur i pafajshëm në vitin 2009).
Asllan Dogjani – PD (Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit Shkodër. Akuzuar për shpifje dhe përhapje të qëllimshme të informacioneve që dihen se janë të rreme. Neni 119 i Kodit Penal në vitin 2004. Pushim gjykimi). Nuk e ka deklaruar dënimin.
Florian Mima – PD (Gjykata e Tiranës, akuzuar për veprën penale të shpifjes, neni 186 i Kodit Penal. Në vitin 1995 i shpallur i pafajshëm). Nuk e ka deklaruar dënimin.
Blendi Klosi – PS (I akuzuar në vitin 1994 për sjellje të padenjë në shoqëri dhe është pushuar gjykimi. E vërtetuar nga vetëdeklarimi dhe nga dëshmia e gjendjes gjyqësore).
Luan Rama – LSI (I akuzuar në vitin 1995 dhe dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë me gjobë 100 mijë lekë për shkelje ligji dhe pushim gjykimi. Prishje vendimi me formë të prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë, datë 18. 12. 1995. E deklaruar në formular dhe e paregjistruar në vërtetimin e gjendjes gjyqësore).
Mhill Fufi – PD (Ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dhe e paregjistruar në vërtetimin e gjendjes gjyqësore se: Është akuzuar, ndaluar me arrest në vitin 2001 për favorizim prostitucioni dhe me vendim gjykate ka pushuar procedimi. Është akuzuar në vitin 1998 për organizim dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm dhe me vendim gjykate është pushuar procedimi).
Pjerin Ndreu – PS (Ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dhe e paregjistruar në vërtetimin e gjendjes gjyqësore se: Është akuzuar dhe vendosur masa e shtrëngimit detyrim paraqitjeje për përdorim me keqdashje të thirrjes telefonike në vitin 2004 dhe i shpallur i pafajshëm nga gjykata).

Kryebashkiakët e dënuar me vendim të formës së prerë


Ndrec Ndue Dedaj – PS (Gjykata e Tiranës dhe Gjykata Apelit. Akuzuar për kryerjen e veprimeve arbitrare, neni 250. Dënuar me 100.000 lekë në vitin 2006. Në vitin 2007 Gjykata Apelit prish vendimin dhe pushon çështjen).
Artur Bardhi – PS (Gjykata Krujë, akuzuar për kalim të paligjshëm të kufirit, neni 127 e 11/1. Dënuar në vitin 1990 me 1.5 muaj burg).
Zef Hila – PD (Akuzuar nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2007 për shpërdorim detyre. I shpallur i pafajshëm sipas nenit 248. Në vitin 2008 nga Gjykata Apelit Shkodër, lihet në fuqi, por ndryshohet nga “fakti nuk ekziston” në “nuk përbën vepër penale”).
Termet Peçi – PS (Dënuar për falsifikim dokumentesh. Dënim me gjobë në vitin 2004 me 100 mijë lekë).
Adriatik Zotkaj – PS (Dënuar për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës, dënuar me 4 muaj riedukim nëpërmjet punës dhe me gjobë 200 lekë në vitin 1985).
Edmond Themelko – MEGA (I dënuar për kontrabandë/ dënim me kusht në vitin 1995 në Maqedoni. I rehabilituar. I hetuar për manipulim zgjedhjesh në Maqedoni në vitin 2015, i amnistuar).
Xhelal Mziu – PD (I akuzuar dhe arrestuar për shpërdorim detyre dhe shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë në vitin 2016. Ka deklaruar në formular dënimin).

Previous Post

Itali, digjen 500 kg drogë “shqiptare” me vlerë 5 milionë euro

Next Post

RAPORTI i CIA/ Si u kthyen në gurë ushtarët rusë

admin

admin

Next Post
RAPORTI i CIA/ Si u kthyen në gurë ushtarët rusë

RAPORTI i CIA/ Si u kthyen në gurë ushtarët rusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.