• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKRIMINALIZIMI – EMRAT/ Deputetët japin shenjat e gishtave, fotografohen edhe në profil

admin by admin
22 February, 2017
in Kronika
0
DEKRIMINALIZIMI – EMRAT/ Deputetët japin shenjat e gishtave, fotografohen edhe në profil
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët për të cilët prokuroria dyshon se preken nga ligji i dekriminalizimit kanë shkuar dje në polici ku kanë lënë shenjat e gishtave.
Policia Shkencore pranë Drejtorisë së Policisë, Tiranë ka nisur marrjen e shenjave daktiloskopike të deputetëve pas kërkesës së prokurorisë, e cila po bën hetim të thelluar për përfshirjen e tyre në vepra penale jashtë vendit. Deputetët të cilët janë përfshirë në procesin e dhënies së shenjave të gishtave janë: Mhill Fufi, Aqif Rakipi, Omer Mamo, Gledion Rehovica, Armando Prenga dhe Artan Gaçi.
“Shqiptarja.com” ka mësuar dje se deputetët e parë të cilët kanë shkuar menjëherë të lënë shenjat e tyre të gishtërinjve janë, Artan Gaçi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi. Deputetët e tjerë kanë 5 ditë kohë nga marrja e njoftimit për të dorëzuar shenjat daktiloskopike.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije për gazetën se deputetëve ju janë marrë shenjat e të dhjetë gishtërinjve, dhe po ashtu edhe shenjat e pëllëmbës së dorës, që po ashtu përmbajnë të dhëna të personalizuara. Deputetët janë fotografuar nga kjo drejtori siç skedohen të gjithë personat në polici, me një foto ballore dhe një në profil.Këto të dhëna të Policisë  Shkencore do të dërgohen pranë prokurorisë së përgjithshme, e cila më pas do t’i përdorë ato për të kërkuar nga vendet fqinje, ose atje ku ka dyshime se gjashtë deputetët kanë kryer vepra penale. Shenjat e gishtave do të ndihmojnë në rast se këta persona kanë kryer vepra penale ose janë të dënuar me emra të tjerë.
Kërkesa e prokurorisë
Në 20 shkurt, drejtoria e verifikimit të integritetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku i ka kërkuar që gjashtë deputetët e dyshuar të shkojnë në polici për të lënë shenjat e gishtave. Shqiptarja.com siguron shkresën e plotë të prokurorisë drejtuar Kuvendit.
“Shtetasit e sipërcituar, me funksion deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit. KQZ ka vendosur të kalojë t’i kalojë për kontroll të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme deklarimet e formularëve, sidomos për verifikime të të dhënave kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, pasi nuk ka kompetencë për të kryer veprime të tilla.
Që të mundësohet një verifikim i plotë i informacionit i përcjellë pranë organeve juridiksionale të huaja, të jetë sa më i saktë, është e detyrueshme që Prokuroria e Përgjithshme të përdorë gjurmët daktiloskopike, dhe çdo të dhënë tjetër biometrike që ruhet në bazat e të dhënave të shtetasve shqiptarë.
Për këtë arsye, kërkojmë nga ana juaj që të depozitoni pranë Drejtorisë së Policisë Shkencore, gjurmët daktiloskopike, brenda afatit ligjor, në mënyrë që të vijohet me hetimet e thelluara”,-thuhet në shkresën e firmosur nga prokurorja Rovena Gashi.

Previous Post

BBC/ Rrëfimi i dhimbshëm i shqiptares: Jam përdhunuar çdo ditë që 14 vjeçe

Next Post

EMRAT/ Korçë, kultivonin kanabis fshehur në misër, Prokuroria kërkon 37 vjet burg për 5 “fermerët”

admin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.