• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Korçë, kultivonin kanabis fshehur në misër, Prokuroria kërkon 37 vjet burg për 5 “fermerët”

admin by admin
22 February, 2017
in Kronika
0
EMRAT/ Korçë, kultivonin kanabis fshehur në misër, Prokuroria kërkon 37 vjet burg për 5 “fermerët”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 37 vjet burg për 5 persona, të akuzuar për organizim dhe bashkëpunim në kultivimin e disa parcelave me lëndë narkotike kanabis sativa në zonën e Ersekës. Në total, numri i bimëve që iu zbuluan këtij grupi në Korrik 2016, arrinte në rreth 11.500 rrënjë.
Hetimi për këtë rast ka nisur në bazë të një informacioni të mbërritur në Prokurorinë e Korçës, e cila më pas nisi hetimet, duke angazhuar edhe forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, për të realizuar këqyrjen e parcelave në vend.
Në bazë të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Korçës, rezultoi se drejtuesi dhe organizatori kryesor është shtetasi Altin Dauti, i cili nuk është bërë e mundur të arrestohet.
I pandehuri Dauti është lidhje familjare me ish-drejtorin e Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi, i arrestuar më parë për dy vepra të tjera penale. Pas arrestimit të Malushit për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, Altin Dauti shkonte shpesh në fshatin Gostivisht, për të kontrolluar stallat me lopë që ishin në pronësi të Malushit. Në maj 2016, Altin Dauti ka konkluduar se ajo zonë ishte e përshtatshme për të mbjellë lëndë narkotike. Për këtë arsye, ai ka angazhuar edhe disa lidhje shoqërore të tijat, nga qytete të ndryshme, për të ndërmarrë veprimtarinë kriminale. Bashkëpunëtorët e Altin Dautit kishin për detyrë të administronin të gjithë proceset e kultivimit dhe pastrimit të lëndës narkotike, si edhe të siguronin punëtorët që do të kryenin punët në parcela.
Në Korrik 2016, kur Prokuroria e Korçës mori informacion për kultivimin e kanabisit në këtë zonë, bimët kishin arritur në lartësinë rreth 1 metër. Forcat policore të mbërritura nga Tirana me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, konstatuan se parcelat ishin në zonë të dukshme, por që deri në atë kohë nuk kishte asnjë referim apo kallëzim për situatën.
Pas konstatimit në vend të parcelave, si edhe hetimeve të realizuara nga Prokuroria e Korçës deri në atë moment, u arrestuan në flagrancë disa prej personave që kultivonin këto rrënjë, të gjithë persona të ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë qëllimshëm për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Personat e arrestuar në datë 16 korrik 2016 ishin Edmond Gjata, Asllan Zyba, Ardian Dauti, Adriatik Begaj. Ndërsa nuk është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Hasan Hyka, i cili është arrestuar më vonë. Këta persona ishin të gjithë organizatorë dhe bashkëpunëtorë të drejtuesit të grupit, Altin Dauti, i cili vijon të jetë në kërkim.
Gjithashtu, gjatë arrestimit të organizatorëve, janë gjetur në parcela edhe rreth 20 persona të tjerë, punëtorë, të cilët nuk kishin dijeni se bima e mbjellë ishte lëndë narkotike. Kjo, pasi organizatorët, e kishin organizuar mbjelljen e parcelave në një formë të tillë që, një rresht ishte me kanabis, ndërsa një rresht me misër.

Në përfundim të gjykimit për këta persona, Prokuroria e Korçës kërkoi dënimin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, si vijon:

1. Edmond Gjata të dënohet me 8 vjet burgim
2. Asllan Zyba të dënohet me 8 vjet burgim
3. Ardian Dauti të dënohet me 7 vjet burgim
4. Adriatik Begaj të dënohet me 6 vjet burgim
5. Hasan Hyka të dënohet me 8 vjet burgim

Procesi ndaj këtyre persona është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë.
Ndërkohë, vijon me procedurë normale procesi gjyqësor ndaj organizatorit kryesor, Altin Dauti, arrestimi i të cilit nuk është bërë i mundur.

Previous Post

DEKRIMINALIZIMI – EMRAT/ Deputetët japin shenjat e gishtave, fotografohen edhe në profil

Next Post

Protesta në ditën e pestë, PD e vendosur për qeveri teknike

admin

admin

Next Post
Protesta në ditën e pestë, PD e vendosur për qeveri teknike

Protesta në ditën e pestë, PD e vendosur për qeveri teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.