Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e nje aksidenti. Ngjarja e rëndë ndodhi në Xhafzotaj, Dirrës.
Sipas policisë, një makinë tip ‘BMW’ ka dalë nga rruga nga shpejtësia duke u përplasur me një karrotrec.
Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e makinës, i cili ka humbur jetën në vend nga plagët.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia duke nisur hetimet, por nga të dhënat e para dyshohet se shpejtësia ka qenë shkak për daljen nga rruga të makinës.











