Një i dënuar për vrasje është arratisur nga burgu. Ngjarja ka ndodhu teksa i burgosuri ndodhej për trajtim shëndetësor në QKUK. Avni Osmani i dënuar me 30 vjet burgim është arratisur sot. Me të ishin dy pjesëtarë të Shërbimit Korrektues. Drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, konfirmon arratisjen e Osmanit. Avni Osmani, i dënuar me 29 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasje të rëndë në vitin 2004, është arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj tha se për detaje më të hollësishme do të njoftohemi më vonë përmes faqes së Ministrisë.
“Po, ka qenë i dënuar për vrasje 29 vjet e 6 muaj, nuk e di sa vjet sakt i ka kryer 15 a 16, dy ofiecerë kanë qenë tu e rujt në spital në QKUK por nuk e di repartin. Ai e ka shfrytëzu momentin dhe ka ikur”,- u shpreh drejtori Sokol Zogaj.
Ai tha se për ngjarjen është lajmëruar policia dhe Prokuroria dhe e kanë hapur rastin.











