Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në selinë e Kuvendit me kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi.
Takimi midis kryeministrit dhe kryeparlamentarit vjen vetëm pak orë pas miratimit të strukturave të reja të organeve të Vetting-ut.
Nuk dihet çfarë po bisedojnë me njëri-tjetrin.
Legjislaturën e kaluar, pothuajse një herë në javë, Rama bënte të njëjtin ritual, duke i shkuar ish-kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në zyrë.












