Ka filluar proçedimi penal ndaj kompanisë që ndërtoi Lungomaren në Vlorë. Sipa policisë specialistët e Hetimit të Krimit Kundër Korrupsionit në Policinë Vlorë kanë nisur procedim penal ndaj kompanisë së ndërtimit e cila ka realizuar projektin e ndërtimit të shëtitores të vijës bregdetare Lungomare Vlorë, pasi prej kësaj firme janë krijuar disa degëzimeve dhe hyrje-dalje në disa objekte, duke devijuar projektin, që bie ndesh me kriteret e përcaktuara në Kodin Rrugorë të Republikës së Shqipërisë.












