Presidenti Ilir Meta gjendet sot në Berat duke vizituar qendrat kulturore. Kjo vizite erdhi në kuadrin e Ditëve Europiane të Trashëgimisë dhe Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Meta ka vizituar qendrat kulturore në qytetin e mbrojtur nga UNESCO.
“Jemi krenarë për autenticitetin, gjuhën dhe traditat tona. Trashëgimia kulturore shqiptare është pjesë e kulturës europiane.”- tha Meta.












