• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AGRON GJEKMARKAJ/ Basha e zotëroi turmën, por disa politikanë te PD më mirë të fshihen e mos të dalin fare

admin by admin
22 February, 2017
in Politika
0
AGRON GJEKMARKAJ/ Basha e zotëroi turmën, por disa politikanë te PD më mirë të fshihen e mos të dalin fare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
agron gjekmarkaj, vogel

Agron Gjekmarkaj

Protesta e 18 shkurtit i shndërroi pandehmat në fakt. Në shoqërinë shqiptare ekziston një frikë reale për manipulimin e zgjedhjeve politike të qershorit. Tashmë ajo nuk është vetëm një çështje e opozitës. Tubimi i pazakontë, nëse kemi parasysh pjesë- marrjen e madhe në të, institucionalizoi krizën e thellë të besimit dhe të pakënaqësisë. Shumë teza të hazërta, produkt i analizës politike në shërbim të Kryeministrit, papritmas u vjetruan dhe përfunduan në kosh. Propaganda dhe fakti u ndeshën si demat atë ditë. E para theu dhëmbët dhe çkati gjuhën. Duke u çapitur rendi të fashohej në zyrën zulmëmadhe të shtypit. I dyti nuk pranoi të largohej më prej aty. Ngriti çadrën dhe u strehua poshtë saj, për të bërë llogaritë me Kryeministrin.
Jo pak herë, nga sponsorizimet e pushtetit kemi dëgjuar se Lulzim Basha “nuk frymëzon”, por ai të shtunën u bë zot i “turmës”! Ajo kërkon shpresë dhe e hipotekoi atë te Basha. Barrë shumë e rëndë. Qytetarët iu përgjigjën në mënyrë befasuese thirrjes së tij “për të marrë së bashku një vendim të madh”, nëpërmjet një diskuri mbresëlënës! Ata i dhanë mbështetje për një kauzë që i tejkalon partitë dhe programet. Ata pranuan t’i udhëheqë në një betejë jetike, e cila ka të bëjë me thelbin e demokracisë, me të qenët fasadë apo funksionale! Një lëvizje që në dukje krijon krizë, por veç në dukje. Mosikja nga kjo kauzë do t’i jepte fund tranzicionit kaq të gjatë te ne dhe do të nxjerrë vendin nga dara e krizave.
Nga zgjidhjet e lira dhe të ndershme do të forcohej legjitimiteti i çdo qeverie dhe reformave të saj. Kontestimi komprometon gjithçka. Me këtë mbështetje që mori Lulzim Basha, krahas frontit të ri që hapi, ku qëndrueshmërinë e ka jetike si të gjithë ata që i hyjnë një rruge të vështirë, është i ftuar për një reflektim, për një katarsis brenda vetës, brenda forcës që drejton për të ecur vetëm mbi hartën e së vërtetës. Çdo rrugë tjetër për të pasur sukses është fantazi letrare. Karta morale dhe ndryshimi radikal duhet t’i shënjojnë trajektoren. Si do ta bëjë këtë betejë, me cilët njerëz? Këto pyetje do të shtohen. Nuk do t’ia bëjnë vetëm sfiduesit, por edhe mbështetësit që do t’ia drejtojnë gjithnjë e më shpesh. Revolucionet etike nuk janë fëmijë të statuskuosë. Establishmenti është transversal, ndaj duhet tronditur gjithandej. Në skenografinë e protestës vihej re kujdesi që të flisnin njerëz pa profil publik, qytetarë që rrëfenin jetën e tyre. Ata flisnin më mirë, më qartë dhe më bindshëm seç flasin politikanët, përfshi edhe ata të opozitës. PD ka shumë kualitete njerëzore e politike, të cilat nuk karakterizohen nga zelli i ekspozimit, por u vu re në atë eveniment një rendje për t’u ngjeshur pas Bashës dhe Berishës nga disa, të cilët i japin kënaqësi të madhe publikut kur fshihen.
E gëzojnë atë (publikun) me heshtjen e tyre. E fyejnë kur lëshojnë kumte ndershmërie. Ndonjë zonjë gazmore nuk e humbi rastin për të ekspozuar takat dhe krehjen e suksesshme që i ka bërë parukierja si kontribut për zgjedhje të lira. Të gjitha këto janë detaje të vogla në dekorin e asaj dite krejt të veçantë dhe, mbi të gjitha, në raport me qëllimin e saj, por jo më në ditët që vijojnë.
Çdo lider politik do ta ëndërronte mundësinë për t’i folur një mase kaq të dendur njerëzish! Do ta ëndërronin këtë në Paris e Berlin, e jo më në një vend me popullsi kaq të vogël, sa kjo e jona. Një gjë e tillë duhet ta ketë befasuar Bashën, por shumë më tepër Edi Ramën, i cili ende nuk po e merr veten. Reagimet e tij të fundit janë fryt i panikut, si dëshmi e mungesës së strategjisë për një ngjarje të tillë. Nuk e besonte se faturën e qeverisjes do t’ia sillnin poshtë dritares. Frikën se do jua marrë votën pa faleminderit me trimosha ia lanë gjithashtu te pragu. Edi Rama nuk ka qeverisur keq, ka qeverisur poshtërsisht. Arroganca është fytyra e kësaj qeverie, ndërsa korrupsioni, krimi dhe droga janë aktet. Nëse njerëzit do të kishin garanci se do të mjaftonte vota kundra, nuk do të dyndeshin nga ana e anës për ta sfiduar shefin e “Rilindjes”! Ata besojnë se Ati i Rilindjes do t’i prishë zgjedhjet për të mbetur në pushtet. Edi Rama ka kriminalizuar politikën qendrore e lokale me përzgjedhjet e tij selektive për ta ushtruar autoritetin e vet pa ligjin nëpër këmbë.
Më pas, falë trysnisë së opozitës dhe asaj ndërkombëtare, formalisht pranoi ligjin e “dekriminalizimit”, të cilin nuk e zbatoi asnjë ditë duke u vetëpaditur së dyti para opinionit publik. Pas reformës territoriale, ku premtoi se do të ishin pikërisht qytetarët që do ta merrnin territorin në zotërim, ai lejoi që atë ta merrnin kartelet e drogës, duke e shndërruar vendin në prodhuesin më të madh të saj në Europë.
Në këto kushte, Opozita, së cilës Rama i ka mbyllur çdo shteg komunikimi, e sheh vetën nën riskun e të konkurruarit me banditë dhe jo me kundërshtarë, ndaj zgjodhi sfidën për të shkuar në zgjedhje pa Edi Ramën Kryeministër. Sfida e parë e këtij lloji gjatë 26 viteve pluralizëm. Njerëzit e shumtë që 18 shkurti mblodhi u larguan dhe lanë para Kryeministrisë një çadër, e cila gumëzhin çdo ditë nga qindra vetë. Aty po dëshmohet se çfarë ndodh kudo në Shqipëri, por edhe artikulohet se si e duam Shqipërinë e paszgjedhjeve. Ata, protestuesit, me siguri do të kthehen, ndoshta edhe më të shumtë, por çadra do të mbetet, teksa ata vijnë e ikin.
Aty opozita duhet të tejkalojë vetveten dhe t’i hapë dyert për të gjithë. Brenda saj mund të konsultojë programin dhe të prezantojë zbatuesit e tij, njerëzit, ekipin. Ajo çadër duhet vizituar, duhet inkurajuar, sepse po tenton të ndalojë shiun dhe breshrin që do të shkatërrojnë zgjedhjet e 18 qershorit. Një ditë nuk është çudi që të zërë vend në muze, si objekt me rëndësi historike, teksa sot tremb dhe fut në ankth Edi Ramën, i cili ka gjasa të kujtohet si burri që u mund nga një çadër.

Previous Post

“Pa i dalë pija” nga darka me Ramën, Meta mbledh kryesinë e LSI-së

Next Post

DEKRIMINALIZIMI/ Jo Ali Baba, por administrata me 40 zyrtarë kriminelë

admin

admin

Next Post
DEKRIMINALIZIMI/ Jo Ali Baba, por administrata me 40 zyrtarë kriminelë

DEKRIMINALIZIMI/ Jo Ali Baba, por administrata me 40 zyrtarë kriminelë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.