Ndërsa supozimet rreth darkës Rama-Meta po vijnë në rritje, një burim që besohet se ka dije rreth bisedës që u zhvillua në katin e dytë të Kryeministrisë një natë më parë thotë se Meta dhe Rama janë shumë larg njëri tjetrit në qëndrime në lidhje me kërkesat e opozitës.
Lapsi.al shkruan se Meta u ka thënë disa njerëzve afër tij që qëndrimi i LSI-së është për një qeveri teknike. “I’a plotësojmë kërkesat, japim dorëheqjen të dy dhe pastaj futemi së bashku në një palë zgjedhje ku e kemi të sigurtë fitoren”, është shprehur njeriu afër Metës sipas portalit.
Pranimi i qeverisë teknike nga Meta do të thotë se plotësohet kërkesa themelore e PD ndërkohë që kërkesa të tjera të saj duhet të marrin përgjigje dhe mbështetje në Parlament pas rënies së qeverisë.Droni.al











