• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si do të llogariten pensionet për ish-ushtarakët

droni by droni
28 September, 2017
in Kronika, Politika
0
Vonohen pensionet në Durrës, Berisha: I ka shpenzuar Rama
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ushtarakët janë në betejë në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar ndryshimin e formulës për pensionin e parakohshëm dhe për pensionin suplementar. Sipas ligjit në fuqi, masa e pensionit të parakohshëm është 50% e pagës bazë, plus 2% për çdo vit vjetërsie. Kjo do të thotë se nëse ushtarakët kanë patur pagën 50 mijë lekë, atëherë do të merrnin 25 mijë lekë+2% të kësaj shume për çdo vit shërbimi.

Por vendimi i Gjykatës së Lartë, ka përcaktuar se pavarisht formulës, ish ushtarkët nuk mund të kalonin pensionin maksimal bazë të pleqërisë në vend, që në atë kohë ishte 25 mijë lekë. Pikërisht këtë vendim ish-ushtarakët kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që ta rrëzoi. Si llogariten sot pensionet për ish ushtarakët? Gazeta sjell të plotë përfitimet që ata kanë dhe çfarë kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese.
Llogaritja e një pensioni suplementar të pleqërisë:

PSP = PMRMN x VSH x 1%. PSP: Pensioni Suplementar i Pleqërisë. PMRMN: Paga Mesatare Referuese Mujore Neto. VSH: Vitet e Shërbimit. Masa që rezulton nga kjo formulë nuk duhet të jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë. Shembull: Ushtaraku  B.C. përfiton pension pleqërie sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, i ndryshuar, me datë fillimi 10 Gusht  2013 dhe masën 23 400 lekë / muaj. Ai ka 25 vite shërbimi si ushtarak dhe pagë mesatare referuese mujore neto 42 900 lekë në muaj. Llogaritja e pensionit suplementar të pleqërisë bëhet në këtë mënyrë:

PSP = 42 900 lekë x 25 vite  x 1%  = 10 725 lekë / muaj Por, pensioni suplementar i pleqërisë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e pensionit të pleqërisë që ushtaraku B.C. gëzon, në çastin e lindjes së të drejtës së pensionit suplementar. Ushtaraku BC përfiton pension pleqërie në datën 10 gusht 2013, në masën 23 400 lekë/muaj. Në këtë rast, pensioni suplementar i pleqërisë është më i vogël se 50% e pensionit të pleqërisë  23 400 x 50% = 11 700 lekë. Pra, ish ushtaraku B.C. në datën 10 Gusht 2013 do të përfitojë pension suplementar pleqërie në masën 10 725 lekë/muaj.

Llogaritja e një pensioni të parakohshëm
PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%.PPVSH = Pensioni i Parakohshëm për Vjetërsi Shërbimi. PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto. VSH =  Vitet e Shërbimit. Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Shembull: Ushtarakut në rezervë/lirim A.B i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetësi shërbimi më datë 8 Maj 2013. Ai ka 17 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 36 937 lekë në muaj. Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë: PPVSH = 36 937 lekë x 17 x 1.5%  = 9 419 lekë / muaj Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në rastin konkret masa e pensionit bazë më datë 8 maj 2013 ishte 11 562 lekë në muaj, pra masa e llogaritur është nën kufirin bazë, e si rrjedhojë masa e PPVSH do të jetë 11 562 lekë në muaj. Pra, ish-ushtaraku A.B në datën 8 Maj 2013 do të përfitojë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 11 562 lekë / muaj.

Paga referuese
Përfitimet llogariten në bazë të pagës referuese. Paga referuese përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit dhe shtesat mbi pagë, ose nga paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, të cilat përcaktohen e zbatohen për të njëjtën gradë apo funksion në datën e lindjes së të drejtës së një përfitimi. Për efekt të përcaktimit të përfitimeve, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve të qëndrimit në atë gradë apo funksion. Masa e përfitimit suplementar për paaftësi të përkohshme në punë llogaritet: a) 100 për qind e pagës referuese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, kur paaftësia e përkohshme zgjat deri në 14 ditë; b) 20 për qind e pagës referuese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, nga dita e pesëmbëdhjetë e paaftësisë e në vazhdim; c) 10 për qind e pagës referuese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit për periudhën e shtrimit në spital, kur përfituesi ka persona në ngarkim.

Shpërblimi
Ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm i Forcave të Armatosura, i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, i SHISH-it, i Policisë së Burgjeve, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxirren në rezervë apo lirim, marrin një shpërblim të menjëhershëm, në masën e dy pagave referuese mujore dhe pas këtij fillon trajtimi financiar me pagesë kalimtare. Pagesë kalimtare jepet kur përfituesi ka jo më pak se 3 muaj shërbim. Pagesa kalimtare llogaritet në masën 50 për qind të pagës referuese mujore dhe fillon në muajin e tretë nga data e nxjerrjes në rezervë apo lirim. Trajtimi financiar me shpërblimin e menjëhershëm dhe me pagesë kalimtare, për të dyja llojet e përfitimeve së bashku, zgjat për aq muaj sa përfituesi ka vjetërsi shërbimi, por jo më shumë se 24 muaj. Personat e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni nuk përfitojnë shpërblim të menjëhershëm dhe pagesë kalimtare, në rastet kur: a) kryejnë vepra penale ose shkelje, që dënohen me masën disiplinore përjashtim nga Forcat e Armatosura, nga Policia e Shtetit, Garda e Republikës, SHISH-i, Policia e Burgjeve; b) largohen me kërkesën e vet për të filluar një veprimtari tjetër ekonomike ose për t’u punësuar në një sektor tjetër; c) dërgohen me një detyrë shtetërore më të lartë ose paralele, me pagë mujore jo më të vogël se paga që merrnin. 5. Në rastet kur përfituesi punësohet, mund të përfitojë pagesë kalimtare për aq kohë sa është përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, por deri në atë masë, sa paga e re plus pagesën kalimtare të mos e kalojnë pagën referuese mujore, në bazë të së cilës është llogaritur pagesa kalimtare.

I parakohshëm
Pensioni i parakohshëm për personat, që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 50 për qind e pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese. Masa e pensionit të parakohshëm, në çastin që lind e drejta për përfitim: a) për personat, që nuk kanë paguar kontribute suplementare, nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; b) për personat, që kanë paguar kontribute suplementare, nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shtuar me 2 për qind të pagës mesatare referuese, për çdo vit sigurimi suplementar. Në këtë rast, shuma e pensionit mujor të parakohshëm nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të pleqërisë, plus 20 për qind të pagës referuese të muajit të fundit të punës. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ndërpritet kur përfituesi rikthehet në shërbimin aktiv. Kur përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në vende të tjera pune, që nuk lidhen me funksionin e tij të mëparshëm, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet sa një pension bazë, i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Në rastet kur karriera është ndërprerë, për shkaqet e përcaktuara, e drejta për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara për këtë përfitim, fillon pas 24 muajve.

Tags: Ish ushtarakeLlogaritjepension
Previous Post

Dhuna ndaj femrave, dy të arrestuar në Tiranë brenda 24 orëve

Next Post

VIDEO/ Këlcyrë, 57 vjeçarit i gjejnë thasë me kanabis në shtëpi

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Këlcyrë, 57 vjeçarit i gjejnë thasë me kanabis në shtëpi

VIDEO/ Këlcyrë, 57 vjeçarit i gjejnë thasë me kanabis në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.