Marina Vjollca do të jetë tashmë pjesë e TV Klan. Kolegu i parë që i ka ofruar këshilla eshte Ermal Mamaqi. Ai ka publikuar një video në Instagram teksa po bisedon me Marinën dhe shkruan se po bëjnë thashetheme. Ai i tregon se si funksionon puna aty, i thotë Marinës të jetë vetvetja dhe e paralajmëron se duhet të ketë kujdes nga Blendi Fevziu. Po, nuk mund të harronte edhe kafenenë, sepse nëse e shikojnë aty, do kujtojnë se punon shumë. Eh, shakatë e Ermalit!












