• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mekolli rrëfen vrasjen e Demirkës: Nuk jam penduar që e vrava, dyshoja që më tradhëtonte!

droni by droni
26 September, 2017
in Kronika
0
Mekolli rrëfen vrasjen e Demirkës: Nuk jam penduar që e vrava, dyshoja që më tradhëtonte!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkim Mekoli ka rrefyer gjithcka para oficereve te policise. Një ditë pasi vrau bashkëshorten, Demirkë Mekolli, 49-vjeçe, ai nuk ka nguruar të rrëfejë gjithçka pa shfaqur shenja pendese. 49-vjeçari ka thënë se gruan e vrau pasi ajo e bënte të ndihej xheloz. “Dyshoja shumë që ajo më tradhtonte dhe, për këtë gjë nuk kishte ditë që ne të mos grindeshim. Ajo ikte nga shtëpia për orë të tëra dhe mua më linte aty. Nuk më tregonte se ku shkonte dhe me kë rrinte. Kur kthehej, i kërkoja llogari për këtë gjë, ndërsa ajo më përbuzte dhe gjithmonë më thoshte që kam punët e mia, nuk ka ç’të duhet ty. Kjo përgjigje më nervozonte shumë, ndaj ziheshim dhe e rrihja atë. Nuk jam penduar aspak që e vrava, tani shpëtova. Dje (të dielën) gjithçka ndodhi pas sherrit që nisi të shtunën në darkë. Nuk kishte ditë që mos të ziheshim, por atë ditë e mbushi kupën, nuk durova dot. Nuk kam fjetur gjumë gjithë natën. I kam kërkuar përsëri llogari lidhur me sherrin që kishim të shtunën në darkë për sjelljen e saj, por ajo përsëri ashtu vazhdoi. Mora çfarë më doli para dhe e kam goditur ku më kapi dora. Ajo qëndronte e shtrirë në oborr. Këto janë ato që dua të them”,- është shprehur 49-vjeçari Bashkim Mekolli. Fshati i Blacë i Pogradecit u trondit të dielën nga vrasja makabre me sqepar në kokë e Demirkë Mekollit.

Bashkëshorti i viktimës u dorëzua nga të afërmit e tij, të cilët e njihnin si njeri të dhunshëm dhe me probleme, ndërsa ka treguar mbi motivet e krimit. Çifti Mekolli ishin prindër të një djali 16-vjeçar, ku burimet thonë se do të jetojë nën kujdesin e gjyshërve të tij. Ndërkohë, burimet nga policia bëjnë të ditur se autori i vrasjes ka qëndruar i qetë në qeli dhe se nuk ka shfaqur asnjë interes për të afërmit e tij. Madje, ditën e ngjarjes ai mësohet t’i ketë kërkuar babait të tij që gruaja e tij të mos varrosej në fshatin e tij, por në vendlindjen e saj në Lushnjë.

Sakaq, pak momente para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, 49-vjeçarja mësohet se ka qenë duke larë enët në oborrin e banesës, aty ku më pas ka dhënë edhe shpirt. Policia thotë se ajo është goditur në befasi nga bashkëshorti. Ky i fundit, motrës së saj i ka thënë se Demirkë ka pësuar infarkt dhe ka vdekur. Ndërsa familjarëve të tij, ai i ka treguar të vërtetën se çfarë kishte ndodhur, madje duke i kërcënuar edhe ata për t’i vrarë.

Mjeku: Nuk është i sëmurë mendor

Mjeku i fshatit Blacë, Festim Oshafi ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve lidhur me gjendjen shëndetësore të Bashkim Mekollit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij. Mjeku është shprehur për gazetën “Shekulli”, se 49-vjeçari ka kryer analiza të plota në vitin 2015 dhe në vitin 2016, ndërsa gjendje e tij ka qenë më shumë se e mirë. Madje mjeku tha se autorizimin për të kryer një vizitë ia ka dhënë jo për gjendjen psikike, por si një person përdorues të alkolit. Oshafi është shprehur se 49-vjeçari njihet si përdorues alkoli prej vitesh.

Një ditë më parë, babai i autorit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes ka thënë se ju keni lëshuar një rekomandim për një vizitë tek mjekë psikik në kryeqytet. Sa e vërtetë është kjo?

Është e vërtetë se me kërkesë të familjarëve kam lëshuar një rekomandim për Bashkim Mekollin. Por, ky rekomandim nuk është lëshuar për specialist neoro-psikik, por për një vizitë tek mjekë që merren me persona që njihen si përdorues të pijeve alkolike.

Më pak fjalë, 49-vjeçari Bashkim Mekolli nuk është i sëmurë psikik?

Për mua nuk rezulton i tillë. Madje në vitin 2015 dhe 2016, Mekolli ka kryer dy herë check-up dhe, në të dy këto raste ka dalë negative. Edhe më pas ka ardhur dhe dy herë të tjera për të vizituar djalin dhe kaq.

Nuk ka pasur probleme mendore?

Pas dy vizitave të kryera, rezulton se jo. Për të gjithë, ai njihej vetëm si një përdorues periodik i pijeve të forta alkolike. Për këtë, familjarët kanë kërkuar ta mjekojnë. Në një bisedë që kam pasur me familjarë të tij, kam mësuar se pas nisjes së mjekimeve dy muaj më parë, nuk konsumonte më alkol. Theksoj gjithnjë sipas familjarëve.

Mungesa e alkoolit mund të ketë rënduar gjendjen psikike të 49-vjeçarit?

Edhe ka mundësi, por jo ta çojë deri në atë gjendje sa të godasë për vdekje gruan e vet. Këtë si mjek e kam tejet të vështirë për ta besuar.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Nexhdet Mekolli në një farë mënyre ka ndryshuar jo pak nga dëshmia e dhënë ditën e vrasjes. Ai ka pranuar se djali kurohej si përdorues i pijeve alkolike.

Djali juaj në polici ka deklaruar se gruan e ka vrarë për motive xhelozie. Sa dini për këtë fakt?

Më duhet të them se ata herë pas here ziheshin edhe për këtë arsye. Ai vërtet ishte xheloz pa asnjë shkak, për gruan.

Përse behej xheloz Bashkimi?

Pa asnjë shkak. Nusja e djalit jo vetëm për ne familjarët, por për të gjithë fshatin ishte një grua e rregullt, shumë familjare dhe shumë punëtore.

Tags: Demirkamekollirrefimvrasje
Previous Post

EMRI/ Fier, përplas me motorr 61 vjeçarin dhe e fluturon në ajër, largohet nga vendngjarja

Next Post

Kylie shtatzënë, e gjithë familja Kardashian kundër

droni

droni

Next Post
Kylie shtatzënë, e gjithë familja Kardashian kundër

Kylie shtatzënë, e gjithë familja Kardashian kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.