Është përhapur në masë moda e reklamimit të pasurisë tek të rinjtë shqiptarë, të cilët kanë në posedim një makinë luksoze apo tufa me euro. Videot dhe fotot e fundit janë nga më të ndryshmet, gjithashtu edhe “krijimtaria” për t’i reklamuar të mirat e tyre në rrjetet sociale si Instagrami. Konkurrenca vazhdon të bëhet gjithnjë e më e fortë, ndërkohë që shumica që i shohin këto “mburrje”, mund të çuditen se si kanë përfunduar aq shumë para në duart e këtyre të rinjve. Shumica janë artistë, personazhe publike, VIP-a, e pjesa tjetër fëmijë të personaliteteve politike e publike, më me emër në Shqipëri. Më poshtë ju paraqesim disa nga këto video e foto siguruar nga “Rich Kids Tirana” në Instagram.



















