Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjesit të ditës së djeshme një operacion masiv në të gjithë vendin.
Operacioni në zbatim të Planit të Veprimit të ardhur nga Ministri i Brendshëm për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Përmes këtij operacioni kërkohet për evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve, kubikëve që mund të kultivojnë bimë narkotike, të sekuestrimit të farave cannabis sativa.
Në operacion janë angazhuar mijëra punonjës Policie në të gjithë vendin.
Në grupet e monitorimit drejtues të Policise së Shtetit si dhe të Sh.Ç.B.A-së.
Në grupet e kontrollit Specialistët e Policisë së Zonës, Patrulla të Përgjithshme si dhe kryetarët e fshatrave.
Kontrollet në serra, farishte, ish depot e ushtrisë, tunele e banesa të braktisura.
Kontrollet më pas do vijojnë në ambiente të hapura, në ambiente banesash mbi bazë informacionesh që po grumbullon Policia.











