Këngëtarja shqiptare ka kaluar një incident. Gjatë një koncerti në Las Vegas, Dua Lipa ka dëmtuar këmbën e saj duke kërcyer. Këtë gjë na e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila ka postuar një foto në Insta Story ku tregon për këtë incident. Ajo ka shfaqur këmbën e saj teksa e mban me një qese akulli për të ndaluar dhimbjet apo krijimin e hematomave. Mbi foto ajo shkruan: “Qese me akull për të shmangur shenjat e nje shfaqeje te mire. Faleminderit!”












