• Blog
  • Forums
  • Contact
  • Purchase Theme
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Kodi i Etikës
Droni.al
Advertisement
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama, Kuvendi duhet të dëbonte prokurorët me 16 mijë faqe prova kundër Ballukut

droni by droni
30/12/2025
in Kryesore, Politika
0
Rama, Kuvendi duhet të dëbonte prokurorët me 16 mijë faqe prova kundër Ballukut
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministei Edi Rama dha sot konferencën vjetore për shtyp duke vënë më qendër sulmet ndaj SPAK dhe hetimeve qe kanë filluar ndaj zyrtarëve më të afërt të tij e ndoshta edhe vetë Kryeministrit.

Më poshtë janë pyetje përgjigjet:

– Zoti Rama a e konsideroni ju SPAK-un opozitën tuaj të vërtetë, opozitën tuaj reale dhe kur folët disa javë më parë për një reflektim serioz mbi kufijtë mes pushteteve, a kishit parasysh që gjatë vitit të ardhshëm, kur mbushen 10 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, mund të ketë një ndërhyrje në ligjet kryesore në arkitekturën e drejtësisë së re? Dhe duke folur për opozitën, nga janari do të fillojnë protestat e përditshme poshtë zyrës tuaj, demokratët do të kërkojnë dorëheqjen tuaj, zoti kryeministër do t’i merrni në konsideratë këto kërkesa? Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Tani më spekulove se bëre shumë pyetje brenda pyetjes. Tani meqë fjalën dhe kryefjalën dhe kallëzuesin dhe kundrinorin ju e keni SPAK, SPAK, SPAK dhe duke folur për vitin e Shqipërisë, pyetjen e parë ju e keni për SPAK-un unë do t’ju përgjigjem natyrisht, nuk do i shmangem asnjë pyetjeje, por duhet t’ju them këtë. SPAK-u nuk është opozita e qeverisë, SPAK-u është një institucion i ri, i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse në sensinqë të tjerë janë betuar dhe stërbetuar që do ta shkrinin, por nuk e shkrijnë dot, sepse votat i kemi ne, në këtë sens i garantuar dhe është një institucion i cili bën punën e vet, si të gjitha institucionet e tjera. Kështu që nuk është opozitë e qeverisë, por depresioni i thellë në të cilin ndodhet opozita e qeverisë, që është opozita politike, bën që puna e SPAK-ut të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë. Dhe natyrisht të 700 tenxheret politike dhe mediatike, produktin e gjithë këtij procesi e marrin edhe e ziejnë dhe gatuajnë 700 lloj gjellërash të ndryshme, duke bërë diçka që nuk ndodh në Shqipëri për herë të parë, ka ndodhur edhe në vende të tjera sa të duash, duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut, që shurdhon publikun me presionin e vet dhe që dizinformon publikun thellësisht, thellësisht. Prandaj thonë që gjysmë e vërteta është edhe gënjeshtra më e madhe, sepse që ne jemi këtu bashkë kjo është e vërtetë, apo jo? Dhe një lajm sipas të cilit, kur kamerat u fikën, unë bëra një sherr shumë të madh me ty bëhet pjesë e të vërtetës që ne ishim bashkë, apo jo? Dhe prandaj gjysmë e vërteta është gënjeshtra më e madhe, sepse ka një pjesë të vërtetë, por pjesa tjetër është një gënjeshtër. Dhe më lejoni t’ju them që është një neveri e madhe që ka një aktivitet kaq intensiv, gjysmë të vërtetash nga njerëz që nuk dinë të bëjnë punën e tyre, nuk dinë të bëjnë opozitën e qeverisë, nuk dinë ta mundin Partinë Socialiste. Kështu e shoh unë këtë gjë dhe askush nuk përpiqet të bëjë asnjë analizë lidhur me  cila është e vërteta në të gjithë punën e SPAK-ut, pse pikërisht se e vërteta është krejt ndryshe nga kjo që thuhet, SPAK-u nuk është opozita e qeverisë dhe cilat janë anët pozitive dhe anët negative të punës së SPAK-ut, si të gjitha institucionet e tjera, përfshirë edhe qeverinë. Asnjë nuk e bën këtë analizë, gjë që sjell pastaj një çoroditje shumë të madhe të opinionit publik. Kjo është përgjigja ime, nuk kam përgjigje tjetër.

Për sa i përket pastaj protestave që bëhen poshtë penxheres këtu i kemi ndarë punët prej shumë vitesh, me sa kuptoj unë. Unë në zyrë dhe Partia Socialiste në qeveri dhe të tjerët poshtë penxheres time në rrugë. Kjo është zgjedhja e tyre, nuk kam unë asnjë problem me këtë. Siç e patë në liritë njerëzore Shqipëria është në një vend goxha dinjitoz në klasifikimin e përgjithshëm dhe kjo është  pjesë e lirive, ça problemi kam unë me këtë.

– Zoti kryeministër, gjatë këtyre viteve ju keni vendosur një standard, kur keni thënë se Partia Socialiste nuk kthehet zyrë avokatore e atyre të cilëve kanë probleme me drejtësinë. Çfarë ju bëri të ndryshoni nga ky qëndrim kur vjen fjala për zëvendës kryeministren Belinda Balluku dhe tashmë që anëtarët socialistë në Këshillin e Mandateve kanë në dispozicion 16 mijë faqe të cilat i ka dërguar bashkë me relacionin SPAK-u. A e keni një bindje se janë të mjaftueshme këto prova për të realizuar kërkesën që ju ka vënë SPAK-u në tavolinë? Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Tani, më fal të përgjigjem me pyetje. Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? Pyetje e kam këtë, nuk besoj. As unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit, por ky rast ndryshon nga rastet e tjera sepse ka ardhur tek ne, pra nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor të cilin si shumë raste të tjera, pushteti gjyqësor në këtë rast Prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Apo jo? Dhe kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i Prokurorisë. Këshilli i Mandateve nuk është një zyrë noterie, është një kuazi gjykatë quhet dhe Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. I merr, i sheh. Dhe nuk do doja në fakt ta kishe përmendur atë 16 mijë faqe me prova se ajo më provokon. Më ka provokuar që ditën e parë. Po te isha unë në Këshillin e Mandateve do tu thosha atyre që erdhën çohuni, ikni dhe kthehuni me një dosje për Parlamentin e Shqipërisë, për deputetët. Nuk mund të vini këtu me 16 mijë faqe që i quani prova. E dini ju çfarë janë ato 16 mijë faqe? Pyes për kuriozitet, ju e dini çfarë janë 16 mijë faqet që janë aty? Nuk janë absolutisht produkt i hetimit se s’ka si të jenë produkt i hetimit.

Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime. Domethënë arkivi i Ministrisë futur brenda.

E kemi bërë paktin bashkë apo jo. Mirësjellja jote është garanci për ty që unë do i përgjigjem pyetjes tende pa asnjë hezitim. Mos më ndërhyj se nuk jemi në miting këtu.

16 mijë faqe janë një vandak me dokumenta zyrtar dhe kjo është afër mendsh. S’ka nevojë fare ta shohësh. USB-në e sjellë nga Prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe nuk e ka tërhequr as ministrja, avokati. Që të jemi shumë të qartë. Për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë “i kanë nxjerrë këta ato”.

Kështu që, nuk kemi të bëjmë këtu me një ndryshim qëndrimi. Këtu kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur shumë korrekt nga ana jonë sepse rasti vjen në Parlament dhe përpara se të vijë në Parlament rasti erdhi, u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht, me një kërkesë skandaloze për pezullim, e pa ndodhur në historinë e botës. Tani mund ta them me plot gojën sepse e kemi kërkuar gjithandej. Nëse ka një të dytë, nuk ka. Nuk ka ndodhur as në Europë jo e jo, por nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, që të mblidhen bashkë një prokuror dhe një gjykatës dhe të thonë pezullohet ky ministri se kështu kemi vendosur ne. Kështu që erdhi aty një rast dhe duhet mbajtur një qëndrim patjetër. Mbajtëm qëndrim institucional. Shkuam në Gjykatën kushtetuese dhe për këtë në Parlament duhet të mbaja patjetër qëndrim. Nuk diskutohet, por meqë u bë pyetja e dytë për këtë prapë dhe meqë pyetja e tretë jam i bindur do jetë prapë për këtë, flas për temën SPAK-u. Shqipëria ka kaq shumë gjëra të tjera që ndodhin dhe që bëhen në ndërkohë që po ju them disa gjëra, që nuk i gjen në asnjë nga tenxheret politike dhe mediatike dhe që njerëzit nuk i dëgjojnë. Po ju them që Shqipëria është vendi më skandaloz i gjithë Komunitetit të Këshillit të Europës. Nuk e them unë këtë, e thonë shifrat të cilat kanë alarmuar Komisionin për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Europës. Dhe këtu nuk flasim për SPAK, flasim për gjithë sistemin tonë, për mënyrën si funksionon drejtësia jonë. Jemi në fund të listës me një diferencë nga të tjerët për paraburgimin, pra për burgosjen e njerëzve pa gjyq. Dhe numri i njerëzve që gjenden sot në burg në Shqipëri pa qenë akoma të dënuar të cilët në kuptimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut është më i madh se numri atyre që janë në burg të dënuar. Pra këta janë të pafajshëm sipas Kushtetutës dhe sipas Konventës së të Drejtave të Njeriut, por janë në burg.

E dini ju sa janë këta? Nuk e dini. Sepse tenxheret fjalën burg, fjalën vjedhje, fjalën hajdut e kanë si kripën, piperin edhe salcën në çdo lloj gjelle. Ne kemi 4492 qytetarë në burgjet shqiptare. A e besoni dot ju që nga këta vetëm 1895 janë të dënuar? Çfarë është kjo? Nuk po hyj tek tjetra. Jemi vendi më skandaloz i Këshillit të Europës për nivelin e dënimeve. Jemi vetëm me Rusinë mbrapa, por Rusia u përjashtua nga Këshilli i Europës, por nuk po hyj këtu. Po ju them që kemi 1895 të dënuar ndërkohë që kemi 4492 të burgosur. Pra në Shqipëri falë edhe jush tenxhereve politike, mediatike nuk ka të pafajshëm, por ka të dënuar para se të dënohen qysh në momentin që dyshohen. A kuptoni çfarë është kjo për këtë vend që e ka kaluar një herë këtë traumë? Juve fatmirësisht keni qenë shumë të vegjël ose s’kishit lindur atëherë, por e ka kaluar një herë këtë traumë ky vend. Dhe çfarë tregon kjo shifër? Kjo shifër tregon që në Shqipëri probabiliteti që ti të gjendesh në burg si i dyshuar është më i lartë sesa probabiliteti që ti të shkosh në burg si fajtor. Kjo është shifra dhe ky është vetëm njeri nga faktet edhe pse është më rrëqethësi.  

Këshilli i Europës ka bërë më pas një dokument të tërë për paraburgimin. Për çdo njeri që beson tek dinjiteti i tjetrit, ai dokument është alarm. Sepse në fund të ditës sensi i drejtësisë është që më mirë 100 fajtorë jashtë sesa një pafajshëm brenda. Ky është sensi i drejtësisë demokratike. Nuk është që kap e fut njerëz brenda dhe shohim nesër a jeni apo jo fajtorë. 

Ça ju mbetet aty njerëzve që kalojnë në këtë kalvar të llahtarshëm dhe nuk po flasim për këta që janë në kalvarin e “tenxhereve”. Flasim për ata  me të cilët “tenxheret” nuk merren fare, njerëz të zakonshëm të këtij vendi. Kalojnë atë kalvar dhe në fund fare ose nxirren se iu ikin të gjitha afatet e paraburgimit dhe janë shumë nga këta, ose dalin të pafajshëm. Ça ngelet? Ça është kjo histori? Si qenka kjo që në një vend në mes të Evropës që do të bëhet nesër një vend i BE, individi të mos ketë të drejtën e një gjyqi? Ça është kjo?

Dhe çfarë thotë Këshilli i Evropës, nuk e them unë? Thotë që në Shqipëri vendosen masa sigurimi ekstreme pa arsyetim të mirëfilltë sepse duhen vendosur. Dhe përdoren rëndom-thotë- shprehjet “përbën rrezik për prishje provash, përben rrezik për ikje”. Këto janë muhabete kot. Çdo lloj mase duhet argumentuar specifikisht. Nuk është automatike, që meqë Muhamet Veliuështë shefi i sektorit, atëherë ky mund të të intimidojë vartësit e vet se është “shef”. Jo! Duhet të thuash konkretisht për Muhamet Veliun, çfarë provash ke ti, çfarë dyshimesh ke ti për këtë.

Dhe nuk japin asnjë të dhënë, fare, zero. Hiç. Pastaj vijmë të graviteti i veprës dhe këtu do ta mbyll këtë përgjigje të gjatë për ty, se do pres natyrisht pyetjet e tjera. Por vijmë tek graviteti i veprës dhe dua t’ju jap prapë pak shifra që janë, këto janë vërteta. Mund të ketë ndonjë pasaktësi, por janë të vërteta, nuk janë gjysmë të vërteta, për t’ju treguar juve, atyre që janë të interesuar sesa e gënjeshtërt, sesa e shëmtuar, sesa e ligë është gjithë kjo tymnajë, sipas së cilës Shqipëria ka arritur kulmin e korrupsionit. Dhe po i referohem tani rasteve të institucioneve që merrem me korrupsionin. Korrupsioni në radhë të parë është një vepër më vete, pra është e definuar, jo çdokush që hetohet dhe akuzohet nga prokuroria speciale ka bërë korrupsion. Ka dhe vepra të tjera.

Shpërdorimi i detyrës për shembull, është një vepër, të cilës iu kthye dhe vetë BE së fundmi, sepse është një term ku futen, “thes i madh” i thonë këta këtu. Futen njerëzit kollaj fare, me kollajllëkun më të madh, sidomos kur jeton në një periudhë kur të gjitha llojet e “tenxhereve hidhen përpjetë me gjithë kapak’’ për burg, burg, burg, shpërdorimi i detyrës është në kollajllëkunmë të madh dhe BE iu kthye tani me kërkesë të Gjermanisë, jo vetëm të Italisë se Italia e kërkonte prej kohësh. Dhe ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion, për ta specifikuar këtë nocion. Pse? Sepse kushtetuta thotë “janë 3 pushtete të pavarur nga njëri-tjetri’’. Pra drejtësia është e pavarur nga ekzekutivi, por edhe ekzekutivi është i pavarur nga drejtësia. Dhe cila është pavarësia ime? Cila është pavarësia e një kryeministri, e një ministri apo e një funksionari të lartë? Është pavarësia për të marrë vendime. Tek marrja e vendimeve nuk vjen dot një prokuror të thotë “pse ti e vendose kështu dhe nuk e vendose ashtu” . Kjo është një katastrofë dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im, është një vendim, i cili ka një prapavijë të qëllimshme, jo pa dashje, të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm në mënyrë të vetëdijshme, këtu unë nuk jam i pavarur. Këtu është drejtësia e pavarësisë që vjen tek unë. Këtu ndahen këto. Tani, qysh nga fillimi i këtij kapitulli të drejtësisë speciale, janë 37 raste. E dini ju sa raste nga këto 37 që përfshijnë natyrisht funksionarë të niveleve të ndryshme? E dini ju sa raste nga këto 37 i përkasin viteve të mandatit të parë e të mandatit të dytë të kësaj qeverie, të kësaj maxhorance?! Janë rreth 80%. Ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë raste që lidhen më periudhën e mëpastajme. Tani, në rastet për të cilat po flasim, kemi nga tëgjitha, kemi për shembull dënim për prerje pylli të një kryetari bashkie. Ai sot e ka mbaruar dënimin dhe unë mund të flas për këtë. Është një dënim skandaloz. Kryetari i bashkisë të Fushë-Arrësit ka hapur një rrugë për komunitetin, ku janë prerë disa pemë. Nuk e di numrin e tyre. Ka bërë burg për prerje pemësh. Jo se të presësh pemë, nuk është krim, por pa iu lodhur me detaje, rasti është turp.

Ka dhe raste të tjera që nuk kanë lidhje me korrupsionin fare,  asgjëkundi dhe që hyjnë tek këto raste dhe nuk po dua t’i komentoj. Ka dhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera. Pabarazia në tendera është vepër tjetër, nuk është korrupsion, është tjetër. Është vepër patjetër që parashikohet si një vepër penale, nuk diskutohet, por e përmbledhur, çfarë duhet të them? Dua të them këtë që, a është e mundur që “ky vendi më i korruptuar në botë” dhe ky vendi ku korrupsioni sipas “tenxhereve” ka arritur kulmin sepse ushqehet kjo tezë nga mëngjesi deri në darkë, me të gjitha gjysmë të vërtetat e mundshme?

Ça do të thotë mesazhe? Mund të ma thoni ça do të thotë mesazhe? Që kur mesazhet janë prova?

Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave që ngrihej turra e druve se “ky i tha atij ashtu” dhe “ai i tha atij tjetrit ashtu” – që kur? Patjetër që mesazhet dhe çdo gjë tjetër që lidhet me “kush tha”, “çfarë tha” janë pjesë e një procesi, nuk diskutohet nuk e përjashtoj unë këtë, por parafytyroni vetëm kaq – Ça ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave, kur dikush të dalë i pafajshëm? Për ça i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar totalisht jeta dhe familja? Për çfarë? Kush ia kthen atij njeriu mbrapsht jetën? Prandaj, drejtësia demokratike ka vendosur kufi, prandaj në drejtësinë demokratike nuk lejohen shumë nga ato gjëra që ndodhin këtu dhe unë nuk fajësoj mediat për këtë, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Si mundet që ky vend të jetë ky dhe në të njëjtën kohë Sigma, e cila bën analiza faktuale, nuk merret me mesazhe, se në Shqipëri bëhen mijëra prokurime, mijëra. Në Shqipëri bëhen mijëra ndërveprime, miliona ndërveprime, në fund të ditës 37 raste për 12 vjet ndërveprime kur iu thashë hyjnë lloj-lloj rastesh janë një numër i arsyeshëm, krejt i arsyeshëm për të goditur fenomenet.

Ndërkohë që, deri tani kemi një numër të dënuarishshumë të ulët në raport me rastet, kemi procese shumë të zvarritura dhe kemi në ndërkohë edhe Strasburgun që ka evidentuar gjëra shumë të rënda kur dikush ka vajtur atje, mbasi ka kaluar këtë kalvar. Kështu që, jo çdo gjë që mendohet edhe nga dëshira e mirë për të luftuar me këto fenomene, për të luftuar korrupsionin shkon në atë drejtim.

Përkundrazi, kjo është e vërteta, s’ka të vërteta të tjera. Është e vërteta e drejtësisë demokratike, nuk mundet dot të bëhet Shqipëria, si në kohën e Pleniumit të katërt – “Kap edhe përplas njerëz nga një mur te tjetri”, çorodit dynjanë me llafe, “jo se thuhet kështu”, “jo thuhet ashtu”, “Do dalë ky”, – Ça do me thënë kjo?.

 

-Kryeministër, për shkak se SPAK-u është duke hetuar zyrtarë të lartë, si në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, ashtu dhe tek AKSHI, e gjithë opozita është bërë bashkë dhe iu kërkon dorëheqjen, qeveri teknike ose zgjidhje të parakohshme apo do të ketë një qeveri të re nga ana juaj? Cila nga këto do të ndodhë në janarin e 2026?

Kryeministri Edi Rama: Tani më fal një sekondë, se nuk u kuptuam. Kjo është pyetje që e bën opozita, apo është pyetje që e bëni ju për interesin e publikut. Se nuk besoj se publiku e shtron fare këtë pyetje, ndërkohë që ajo që po bëjmë sot është konferenca e fundvitit dhe ky vit është viti më i suksesshëm i Shqipërisë. Edhe këtë sukses nuk e solli koha. Këtë sukses e solli kjo qeveri, kjo forcë qeverisëse, kjo shumicë.

Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shqipëria është vendi ku këtë vit që po mbyllim, u mblodh tërë Europapolitike demokratike në sheshin Skënderbej. Erdhën në një vend të korruptuar mendoni ju? Jo! Jo! Por nuk morën opinionin e 700 tenxhereve politike dhe mediatike kur erdhën, kjo po, kjo është e vërtetë. Si mendoni ju Komisioni Europian e fal një vend që do të ishte jo ky që thonë tenxheret, po do të ishte 1/10 e këtij, kurrë, kurrë, asnjëherë. Dhe e kam thënë gjithmonë dhe përsërisë: – Nëse po ndodh sot, ky proces është meritë në radhë të parë e kësaj force politike. Juve i keni parë reagimet e tjerëve kur ju preket floku, se ça thonë. – Po s’keni dëgjuar ndonjëherë nga unë, e s’keni për të dëgjuar ndonjëherë, jo sharje dhe akuza, po as fjali që shkojnë në drejtim të goditjes së reputacionit dhe madje edhe të presionit të kërcënimit të këtyre organeve, s’keni dëgjuar ndonjëherë. Ky është një proces i pashmangshëm, i domosdoshëm, që ka gjithë problematikat e veta dhe kaq. Ça është ky muhabet? Do japësh dorëheqjen?

Ne morëm 83 mandate në qershor, apo e keni harruar? Hë pra çfarë dorëheqje? Dorëheqje për çfarë? Për cilën? Dorëheqje për AKSHI-n? AKSHI është një institucion krenarie për ne që të jemi shumë të qartë bashkë, krenarie, jo për të ulur kokën, po për të qenë krenar. Është një institucion për të qenë krenar, sepse kemi qenë këtu ne, keni qenë dhe ju s’keni qenë kaq të rritur, po s’keni qenë dhe të vegjël. Kur duhet të shkoni të mbani radha për çdo lloj letre, edhe për të marrë një certifikatë të gjendjes civile dhe kur ata që kishit jashtë duhet të vinin këtu, se s’kishin shans të merrnin një copë letër atje jashtë, se s’kishin nga e merrnin. 620 miliardë lekë, që janë 620 milionë euro ka kursyer AKSHI për shqiptarët, falë digjitalizimit, dhe këtë nuk e them unë ky është studimi ndërkombëtar, 7600 vite pritje në radha e di se janë 7600 vite pritje në radhë, janë 250 rrotullime rreth tokës. Parafytyroni një radhë shqiptarësh …..

Previous Post

Gjykata e Tiranës heq sekuestron për pronat e miqve të Veliajt, Abule dhe Boçi

Next Post

Berisha: Afera më e zezë është AKSHI i familjes Rama! Baxhanaku i tij ka marrë 93 përqind të tenderave me prestanome

droni

droni

Next Post
Berisha: Afera më e zezë është AKSHI i familjes Rama! Baxhanaku i tij ka marrë 93 përqind të tenderave me prestanome

Berisha: Afera më e zezë është AKSHI i familjes Rama! Baxhanaku i tij ka marrë 93 përqind të tenderave me prestanome

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

03/10/2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

04/10/2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22/12/2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

02/10/2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

7
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

7
Zëvendës Ministri i Brendshëm: Ja qytetet ku kemi shtuar prezencën policore

Lamallari: Mbi 13 mijë familje përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave

31/12/2025
Arrestohet Selko 67 vjeç, abuzoi rëndë me 12 vjeçaren që kishte fqinje

Arrestohet Selko 67 vjeç, abuzoi rëndë me 12 vjeçaren që kishte fqinje

31/12/2025
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Kineze dhe tailandeze, ndiznin ‘flakë’ në një apartament te ‘Zogu I’ në Tiranë

31/12/2025
Adriani u bë tapë dhe ju hyri me rradhë makinave në Laç

Adriani u bë tapë dhe ju hyri me rradhë makinave në Laç

31/12/2025

Recent News

Zëvendës Ministri i Brendshëm: Ja qytetet ku kemi shtuar prezencën policore

Lamallari: Mbi 13 mijë familje përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave

31/12/2025
Arrestohet Selko 67 vjeç, abuzoi rëndë me 12 vjeçaren që kishte fqinje

Arrestohet Selko 67 vjeç, abuzoi rëndë me 12 vjeçaren që kishte fqinje

31/12/2025
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Kineze dhe tailandeze, ndiznin ‘flakë’ në një apartament te ‘Zogu I’ në Tiranë

31/12/2025
Adriani u bë tapë dhe ju hyri me rradhë makinave në Laç

Adriani u bë tapë dhe ju hyri me rradhë makinave në Laç

31/12/2025
Droni.al

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Browse by Category

  • #GJEJPUNE
  • Apps
  • Business
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Ekonomia
  • Entertainment
  • Fake News
  • Fashion
  • Food
  • foto
  • Foto Smart
  • Gadget
  • Gaming
  • Gjej Pune
  • Global Image
  • Health
  • Imazhe shkurt
  • imazhet
  • Imazhet e galerise
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Lifestyle
  • lista e firmave
  • Mobile
  • Movie
  • Music
  • New folder
  • News
  • News Banner
  • Ngjyre per kategori
  • Opinion
  • PDF
  • Politics
  • Politika
  • Rajoni
  • Recreational Fishing Guide Albania
  • Reklama
  • Review
  • Roze
  • Science
  • source_logos
  • speciale
  • Sport
  • Sports
  • Startup
  • Tech
  • Telegram
  • Tetor_Dhjetor_2015
  • Travel
  • Uncategorized
  • Video
  • web tv
  • World
  • xx

Recent News

Zëvendës Ministri i Brendshëm: Ja qytetet ku kemi shtuar prezencën policore

Lamallari: Mbi 13 mijë familje përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave

31/12/2025
Arrestohet Selko 67 vjeç, abuzoi rëndë me 12 vjeçaren që kishte fqinje

Arrestohet Selko 67 vjeç, abuzoi rëndë me 12 vjeçaren që kishte fqinje

31/12/2025
  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.