Nga Genc Pollo
Në vitet 2009-2013, si ministër për Teknologjinë e Informacionit, kam patur në varësi AKShI-n (AgjencinëKombëtare të Shoqërisë së Informacionit). Synimi kryesor i yni ishte kompjuterizimi i të gjitha sistemeve shtetërore nga Shëndetësia tek Transporti dhe ofrimin online (në internet) tëshërbimeve ekzistuese për përdoruesit. Detyrë funksionale e AKShI-t ishte krijimi i një infrastrukture qëndrore të sistemeve digjitale mbi të cilën do të mbështeteshin sistemetdigjitale të çdo ministrie; këto të fundit ishin nga bazat e të dhënave deri tek aplikacionet për ofrimim e shërbimeve për publikun apo institucionet shtetërore. Me një grant të Bashkimit Europian AKShi prokuroi dhe ndërtoi këtëinfrastukturë të quajtur “Electronic Service Bus” dhe mbi këtëbazë në verë 2013 u ofruan tre aplikacionet e para për përdoruesit. Njëri syresh ishte regjistrimi online i maturantëvetë atij viti në provimet e Maturës Shtetërore. Aty u konceptuaedhe platforma inovative, e avancuar po t’a krahasoje me vendet e rajonit apo të BE-së, e cila u quajt më vonë E-Albania. Sot numri i shërbimeve në këtë aplikacionin kuadërka arritur afro 400 duke lehtësuar marrëdhënien shtet/qytetar e shtet/biznes.
Pra vetë AKShI realizonte një numër të kufizuar por esencialprokurimesh ndërsa masa e madhe e blerjeve të sistemeve dhe të programve kompjuterikë (software) kryhej nga ministritë, agjencitë në vartësi të tyre dhe pushteti vendor. Roli i AKShI-tishte që të tëra këto produkte të blera të kishin standartetteknike të nevojshme dhe të mundësonin ndërveprimin mes tyre. Për këtë qëllim AKShI, bazuar në standartet e IEEE (Institute of Electrical and Electronics Engineers), një institut me seli në New York që shërben si referencë botërore, përpunonte standartet të cilat aprovoheshin me vendim të Këshillit të Ministrave dhe bëheshin kështu të detyrueshëmpër çdo prokurim publik. Ndërkohë që ministritë e bashkitëishin vetë përgjegjës për procedurën prokuruese. Por tenderishpallej i hapur nga Agjencia e Prokurimit Publik vetëm pasiAKShi konfirmonte se standartet në dokumentat e tenderitpërputheshin me ato zyrtare të aprovuara me VKM. Kjoskemë veprimi reflektonte ndarjen e përgjegjësive dhe kontrollet e balancën mes aktorëve shtetërorë. Njëlloj siç kanëpostuluar, në një koncept më të gjerë për shtetin, filozofiiluminist frëng Montesquieu apo James Madison, një nga etërit e kushtetutës së ShBA me synim shmangien e përqëndrimit të pushtetit apo, siç shpreheshin ata, të tiranisë. Kjo skemë prokurimi mund të mos e përjashtonte 100% abuzimin por në tërësi ishte funksionale dhe rastet abuziveishin përjashtimore dhe kollaj të gjetshme e të korrigjueshme.
Në dy vitet e para të qeverisë Rama kjo skemë ndryshoi dhe AKShI-t iu dhanë me ligj edhe kompetenca për të bërë vetë të tëra prokurimet e sistemeve digjitale të shtetit; që nga konceptimi “me këshillën e ministrive” deri të operimi e mirëmbajtja. I gjithë ky pushtet në dorën e vetme të zonjësMK, drejtoreshës së AKShI-t, (më jetëgjata në qeverinëRama, e cila prej 12 ditësh ndodhet në arrest shtëpie dhe endenuk dorëhiqet/shkarkohet dhe zëvendësohet) dhe rrethit të sajqë çoi në pasoja të njohura e të mirëshpjeguara konceptualishtnga francezi dhe amerikani i sipërcituar.
Në rastin AKShI kemi konkretisht:
1- meqë standartet e sistemeve digjitale, përfshi edhe ato të sigurisë, përcaktoheshin me rregullin “vetë firmos, vetëvulos” ato degraduan; kjo solli si pasojë hakerimin e jashtëmapo edhe abuzimin e brendshëm të sitemeve digjitale qëstrehonin bazat e të dhënave. Mjafton të kujtojmë se si rrodhën në publik pagat e dynjasë apo sa shpesh sulmetkibernetike bllokojnë E-Albania-n përfshi edhe sot kur po shkruaj këto radhë.
2-Meqë tenderat ishin në një dorë dhe buxheti ishte stërmadhu bë normë që një sistem i cili në treg ofrohej p.sh. për një milion euro do të kontraktohej nga AKShI për 5 ose 9 milionëeuro. Kjo nuk ka nevojë për sqarim e për shembuj se aktualisht mediat janë plot me to.
3-Meqë ndodhi përqëndrimi në vetëm një dorë i sistemevedigjitale (baza të dhënash) që u përkisinin ministrive e institucioneve të ndryshme për më tepër në një dorë që ka akses operacional në këto sisteme atëhere abuzimi merrpërmasa e pasoja të frikshme. Një shëmbull është databaza e patronazhistëve me keqpërdorimin e të dhënave personale të zgjedhësve. Hetimi po nxjerr raste kur aksesin në sisteme e kanë marrë përmes AKShI-t edhe grupe mafioze që aksesojnëose edhe manipulojnë Thesarin e Kadastrën për interesabiznesi apo për të goditur politikanë apo banda rivale. Dikushmund të mendojë se kur një parti dhe shefi i saj ka pushtet të plotë nuk ka rëndësi arkitektura e administrimi i këtyresistemeve. Praktika dëften tjetër gjë: sistemi i kufirit TIMS është konceptuar më vete (stand-alone), administrohet nga Policia e Shtetit dhe nuk aneksohej dot nga AKShI. Në v2023 zyrtarët banditë vajtën me usb në dorë për të vjedhur të dhënatpor dështuan sepse disa zyrtarë të ndershëm e kurajozëreaguan. Tek AKShI zyrtarët janë “përzgjedhur e testuar” prej 12 vitesh dhe nuk reagon kush.
E marr me mend që mund të tingëllojë si jo prioritare pormegjithatë është fort e rëndësishme që një qeveri e ardhshmetë angazhohet të normalizoje AKShI-n dhe databazatshtetërore. Jo thjesht duke pastruar personelin nga banditët e motrat e tyre; por duke restauruar legjislacionin dhe institucionet në frymën e Montesquieu-së dhe Madisonit. Në të shkuarën kur regjistrat ishin përgjithësisht prej letre ky rastdo të radhitej në kronikën e zezë të korrupsionit e kriminalitetit në ofiq dhe kaq. Sot jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën digjitalizimi i sistemeve shtetërore ndërkohë qëka rritur pamasë efektivitetin e punës njëkohësisht ka krijuaredhe pika të dobëta apo vulnerabilitet ndaj aktorëve kriminalëe armiqësorë. Rasti më i keq sipas literaturës është kur sistemet organizohen në një mënyrë që ofron difektin në një pikë të vetme (single point of failure, SPOF). Pikërisht këtëduket se ka bërë qeveria Rama dhe AKShI. Duke lënëinformacionet shtetërore e të dhënat personale në mëshirën e bandave si ajo e Gysit dhe të hakeruesve nga Irani e gjetkë. Prandaj korrigjimi i ardhshëm nuk është vetëm element i mirëqeverisjes por sidomos imperativ i sigurisë publike e kombëtare.












