Hetuesit e BKH kanë gjetur një jaht të Ermal Beqirit që nuk ishte në emrin e tij por të një punonjëse të kompanisë.
Fakti që një biznesmen të ketë jaht është një gjë normale por ata hetuan se pse jahti është në një emër tjetër.
“Ne vijim, me qellim verifikimin e te dhenave te konstaluara, te cilat rezultuan nga ushtrimi i ketij kontrolli, eshte proceduar me marrjen ne pyetje te disa punonjesve te shoqerise “EA Solution” sh.p.k.
Keta shtetas ne teresi kane deklaruar se njoftimet per pune i kane pare ne internet, trajnimet e tyre i ka bere shtetasja Xh. Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton te jete e punesuar ne shoqerine “Soft &
Solutions” sh.p.k., madje ne emer te saj rezulton edhe sendi i blere nga Erma! Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi jane trajnuar, punonjesit bejne me dije se kontratat jane lidhur me nje
shoqeri tjeter, te ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqerine “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore te SPAK për AKSHI. a.b












