Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me mjet prerës (thikë).
Rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.
Ndërkohë, personi i lënduar po merret në pyetje, ndërsa autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti.










