Intim Agasi lëvizte me eskortën e Edi Ramës, u gjobit pasi parkoi pranë shtëpisë së Ramës në Surrel, denoncoi sot në një konferencë shtypi kreu i PD, Sali Berisha ndërsa paraqiti edhe një video.
“Tani ju lutem disa elementë.
Intim Agasi, kjo është eskorta e Edi Ramës, pas tij shkon Intim Agasi, ja kjo është Range Rover i Intim Agasit, brenda në eskortën e Edi Ramës.
E merr me vete ai, e keni parasysh ju.
Në eskortën e kryeministrit udhëton, i mbrojtur, i rrethuar, Intim Agasi.
Vazhdojmë më tutje.
Ja tani se dalin më qartë.
Ja ku i keni targat 444. Janë dy makina të Intimit.
Të dyja ishin në eskortë.
Tjetër tani.
Pak më sipër. Emri Agasi.
Vazhdo më sipër. Shihni pak këtu gjobat.
Vendi i gjobës së targës 444AA është atje ku duhet, ngjitur me shtëpinë e Edi Ramës.
Ka lënë makinën aty dhe është futur me një mjet tjetër ose në këmbë.
Çfarë donte ky tek Elda Gas?
Ka lënë makinën…
Ka paguar 20 mijë lekë gjobë, kamatë nuk ka fare”, tha Berisha. a.b










