Ergys Agasi është futur në biznes më 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha ndërsa po denonconte lidhjet e Agasit me Ramën.
“Ky intim-Agasi na rezulton në librat e shtetit me fitime përrallore që nuk i ka njohur njeriu në historinë e njerëzimit. Fitime të cilat tejkalojnë brenda 5 muajve kapitalin fillestar 22 milionë herë.
Është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro.
Intim-Agasi, ta quajmë këtë mafioz për ta kuptuar njerëzit më mirë se çfarë ka ndodhur.
Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë.
A mund të kuptohet kjo?
A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin?
Të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë në kopshtin privat të Edi Ramës, për Edi Ramën.
Dhe mediat rrinë dhe merren me Ermal Beqirin, Gerond Meçen, Ervina Gjanën që shkoi drejtoreshë e kiber-hetimit, etj, etj.
Pra, a mundet një njeri të futet në shtator me 1 mijë euro të regjistrojë EA Solutions, se të gjitha këto të Armand Frangut janë me Solutions, se ky i ka zgjidhjet ky mafioz që u ka rrëmbyer qindra e qindra milionë euro shqiptarëve.
Me këto emra, me Ermal Beqirin, me Gerond Meçen, duke legalizuar një proces ultra-mafioz në konkurrencë.
Duke paraqitur oferta fake vetëm për t’i çuar në ankime, për t’i anuluar nëse ndonjëri kishte sjellë ndonjë ofertë më të përshtatshme”, deklaroi Berisha.










