Praktikisht Ervin Salianji duket se është i përjashtuar nga PD ndërsa kreu i PD, Sali Berisha tha se Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar. Ndërkaq Berisha tha se ende nuk ka asnjë vendim ndaj tij.
“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?
Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vetpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, deklaroi Berisha.
Salianji mori pjesë dje në protestën e opozitës ndërkaq pas takimit të zhvilluar në Elbasan duke se lidhjet e PD me të janë këputur. Ai u akuzua se bëri takim të mbështetur nga banda të Elbasanit. a.b










