Foto ilustruese
Zbulohet në lagjen “Pavarësia”, një apartament i marrë me qira, ku shfrytëzohej për prostitucion, një shtetase kineze.
Identifikohen 3 shtetas kinezë, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale. Vihen në pranga 2 prej tyre, tjetri shpallet në kërkim.
Procedohen penalisht shtetasja kineze që ushtronte prostitucion dhe një shtetas tjetër.
“Nga hetimet u identifikuan 3 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
2 prej tyre, shtetasja X. L., 40 vjeçe, banuese në Kinë dhe shtetasi B. W., 31 vjeç, banues në Kinë, u vunë në pranga, ndërsa bashkëpunëtorja, shtetasja K. X., 50 vjeçe, u shpall në kërkim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion shtetasen kineze J. G., 52 vjeçe, në një apartament në lagjen “Pavarësia”, të cilin e kishin marrë më qira, për këtë qëllim.
Shtetasja kineze J. G. dhe shtetasi E. B., i cili u konstatua në apartament, u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”, njoftoi policia e Vlorës.
Punohet për kapjen e shtetases kineze të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e kësaj të veprimtarie kriminale. a.b










