Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë përmes një rezolute drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor ngre shqetësime serioze dhe urgjente lidhur me funksionimin e disa gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm, veçanërisht Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
“Në këtë moment, këto gjykatajanë ato që përballojnë ngarkesën më të madhe të çështjeve të juridiksionit përkatës në shkallë vendi. Gjithashtu, i njëjti shqetësim vlen edhe për gjykatat administrative.
Që prej fillimit të zbatimit të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting), nga viti 2018 e në vijim, këto gjykata, dhe jo vetëm, janë përballur me një situatë mbingarkese të paprecedentë, të zgjatur në kohë, të shoqëruar me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore, si në nivelin e gjyqtarëve ashtu edhe të administratës gjyqësore”, thuhet në dokumentin e publikuar nga gjyqtarët.
Rezolutën e plotë e gjeni më poshtë në linkun:
Prej 3 vitesh një projekt i zbatuar nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë me mbështetje të BE ka publikuar të dhëna që pasqyrojnë sitiatën e rëndë të gjyqësorit. Organizata i ka njoftuar instuticionet kryesore të drejtësisë, Kuvendin, ministrinë e drejtësisë dhe financave për gjetjet e projektit. Vetëm KLGJ ka reaguar aq sa ka kapacitete për të përballuar gropën e krijuar nga mungesa e gjykatësve dhe investimeve, tha drejtuesi i projektit, Sami Neza. Ndërsa ndërhyrjet e qeverisë për infrastrukturën janë të pamjaftueshme. a.b











