Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi
SPAK ndërsa ka kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku ka lajmëruar se në dosjen e saj ka fakte dh persona të përfshirë që nul duhem bërë publike. Për këtë i ka kërkuar Kuvendit që shqyrtimi i kërkesës së SPAK ta bëjë jopublike.
“Në çdo procedurë qe do të zhvillohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në seancë me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes se sekretit hetimor , pasur parasys se hetimi i procedimit penal nr.136 të vitit 2025 ka si objekt edhe fakte të tjera penale dhe persona te tjera të implikuar në ndodhjen e këtyre fakteve”, thuhet në letrën e drejtuar në Kuvend nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

Po kush janë personat dhe cilat janë faktet që nuk duhen të dalin në publik. Nisur nga diaa përgjime publikuar nga PD, një prej tyre është Edi Rama. a.b










