Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot mbështetje ndaj protestës së Adriatik Lapaj. Kur ne të zëmë këtë shesh me betimin se nuk do e lëshojmë pa largimin e Ramës, ai do ia mbathë, tha Berisha.
“Edi Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë detyrë.
Vetëm një moment, shikoni se ç’bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile. Vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari.
Çdo ditë, me orë të tëra policia, banditët ua heqin çadrat, u heqin tavolinat, u heqin ujin me akte banditeske.
Pse kjo?
Sepse ai është kryefrikacaku i kombit.
Kryehajduti është edhe kryefrikacaku i kombit”, tha ndër të tjera kreu i PD, Berisha. a.b










